Moska e gatshme të pranojë Jerusalemin Perëndimor për kryeqytet të Izraelit

Më të lexuarat

“Riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve të miratuara nga OKB-ja për një zgjidhje Palestinë-Izrael, e cila përfshin statusin e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez”

JERUSALEM (AA) – Moska është e gatshme të pranojë Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit, gjë e cila mund të konstatohet nga deklarata e publikuar ne faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve të miratuara nga OKB-ja për një zgjidhje Palestinë-Izrael, e cila përfshin statusin e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez”, thuhet në deklaratën e publikuar të enjten.

Megjithatë, deklarata vijon më tej se “në të njëjtën kohë, e kemi patjetër të shprehim qëndrimin e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit