Mos u zemëro që të mos pendohesh, o rob i Zotit

Më të lexuarat

🔶 Zemërimi është një shkëndijë e vogël që shpesh shndërrohet në zjarr të madh: ai sjell divorce, shkatërrim familjesh, gjakderdhje, vendime të pamenduara, sëmundje, trishtim, pendim dhe humbje të pasurisë e shëndetit.

🔶 Zemërimi lind armiqësi, ndarje dhe urrejtje; largon njeriun nga të afërmit, fqinjët e miqtë. Shumë prej dosjeve në polici, prokurori, gjykata dhe burgje janë fryt i një çasti zemërimi.

⁉ Shkaku shpesh është i vogël: një fjalë, një gjest, një mesazh provokues — por pasoja është e rëndë, dhe pendimi nuk sjell më dobi.

🔶 Sot, përmes mediave, shohim grindje, përleshje, vrasje, divorce e tragjedi — dhe rrënja e tyre është zemërimi.

🔶 Sa të rinj në lulëzim të jetës u shuan ose shkatërruan: disa ranë viktimë, disa përfunduan në burgje, të tjerë në spitale; familje të tëra u thyen brenda pak çastesh, në minuta a sekonda zemërimi.

🔷 Shpëtimi është në arsye dhe urtësi; në durim, qetësi dhe lutje. Merr abdes, fale namazin, përmend Zotin, largoje veten nga situata, hesht e mos kërko hakmarrje. Këto hapa të shpëtojnë nga fatkeqësitë, nga sëmundjet e trupit e mendjes, nga pendimi i vonuar dhe nga humbja e jetës.

🔷 O imamë, predikues, mësues e prindër: këshilloni njerëzit dhe fëmijët të ruajnë gjoks të gjerë, të jenë të duruar dhe të shmangin zemërimin para se të humbin gjithçka. Jepni këshilla e udhëzime pa pushim.

🔷 O të rinj: tregoni burrëri duke përmbajtur zemërimin, jo duke e shfryrë atë. Largohuni nga kokëfortësia dhe nga armët; mos ua digjni zemrat prindërve tuaj. Mos u bëni as viktimë e as fajtor në burgje dhe në gjakmarrje.

👉 Allahu thotë: «Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz.»
👉 Profeti ﷺ tha: «Kush përmban zemërimin e tij, edhe pse ka mundësi ta shfryjë, Allahu do t’ia mbushë zemrën me shpresë Ditën e Gjykimit.»

Mos u zemëro — mos u zemëro — mos u zemëro!
Fillimi i zemërimit është guxim i verbër dhe marrëzi, ndërsa fundi i tij është poshtërim dhe pendim. Zemërimi fik dritën e mendjes.
Ai që të zemëron, të ka mundur.
Pasojat e zemërimit janë shumë më të rënda se shkaqet e tij.
Zemërimi është zjarr i ndezur: kush e përmban e shuan, kurse ai që e lëshon, është i pari që digjet prej tij.

✒ Shkruar nga: Fahd al-‘Amari
Përkthyer dhe përshtatur nga: Petrit Dedushi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit