22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Mos na i humbni miqtë tanë

Më të lexuarat

Diçka bre jemi “lost in translation” me punën e Turqisë, beso o i dashuri lexues i këtyre rreshtave, nuk po mund të rri në periferi pa fol duke shkruar disa rreshta lidhur me këtë insistimin e disave, që sot po mundohen të vërtetën me na e servuar për të pavërtetë dhe anasjelltas. Fjala është për këtë fushatën e fundit mediatike kundër Turqisë dhe Presidentit R.T.Erdoğan.

Fillimisht dua t’ia rikujtoj njerëzve tanë që këta linçuesit e Turqisë së zhvilluar, nuk mund t’i quaj as turkofoba, sepse linçimi i tyre me këto fushatat e tyre të ulëta, pa dyshim rrënjët i kanë tek armiqësia dhe fobia ndaj Islamit dhe myslimanëve.
A e keni harruar o populli im, që pas luftës së UÇK-ës, (Maqedoninë e vitit 2001), plot ushtarë të strehuar nëpër Kosovë, ky pushtet i depërtoji në duart e Maqedonasve dhe askush prej gazetarëve dhe opionionistëve, binduni se as zëri nuk iu ka dëgjuar, kurse për këtë rastin e fundit, të cilët botërisht dihet se ata janë anëtarë në organizatën e puçistëve Gylenistë, beso na kanë lodhë, duke e nënvlerësuar mundin dhe pozitën e Shtetit Turk në krye me R.T.Erdoğan me deklarata, lajme e analiza, shpeshherë të fabrikuara dhe natyra e këtyre informacioneve, bie ndesh me realitetin dhe të vërtetën.

Të kontribuosh në këtë fushatë të ultë dhe tendencioze është më së paku reale, andaj unë si qytetarë i RKS-sës, atdheut tim, kisha me ia rikujtuar qytetarëve tanë dhe pushtetarëve tanë, kujdes me Turqinë e Erdoğanit, se çdo turbulencë raportesh në këtë drejtim, do të ishte shumë fatale për interesat e shtetësisë së RKS-së tonë, në të gjitha kuptimet e fjalës dhe parimeve të Identitetit tonë.
Të gjithë do të duhej me ditë që nuk bënë me e ngatërru mikun me armik e armikun me nxënë për mik!

O njerëz dijeni mirë, kurrë mos i harroni:
1. Kur Serbia ka dashtë të kryej punën e sulmit me shqiptaret e Kosovës, në vitin 1981 ka qene vetë kryetari i atëhershëm iTurqisë Kenan Evrenit qe erdhi vet ne Beograd duke i paralajmëruar se nëse hyjnë në Kosovë me tanke siç pretendonte Serbia të kryente planin e spastrimit etnik të shqiptarëve qysh me 1981-in, Serbet u detyruan të tërhiqen nga sulmi në Kosovë, kërcënimi ishte se nëse këtë e bene Serbia, atëherë aeroplanët, do niseshin nga Ankaraja për ta bombarduar direkt ish Jugosllavinë.
Ky skenar është përsëritet edhe 1992, si shkas pastaj pasoj telefonata e Bushit të vjetër…
2. Kur Greqia deshi te hynte me forca për të aneksuar jugun e Shqipërisë me 1996/97, Shqipëria e asaj kohe, ishte ne kaos, vetë kryeministrja e atëhershme qe e kërcënoi haptazi Greqinë se ne me forca do ndërhyjmë ne Greqi nëse forcat Greke futen në jug të Shqipërisë.
3. Serbia dhe Greqia ende synojnë territoret tona dhe ky duhet të jetë shqetësimi ynë kombëtarë, e kurrsesi të përziejmë gjerat, duke tentuar të harrohen armiqtë e vërtetë natyral të shqiptareve, që pretendojnë tokat tona, kurse të njëjtën kohë të krijohet urrejtja ndaj Turqisë që asnjëherë nuk ka pretendime territoriale, përkundrazi, gjithnjë duke na ndihmuar dhe mbrojt ekzistencën e qenies shqiptare. Kjo është e papranuar, andaj do të duhej edhe pushtetarët tanë në këtë drejtim të kenë kujdesin maksimal.
4. Nuk po mundem me e ditë se deri kur do të vetëdijesohen disa analistë dhe disa historianë bashkëkohorë, që haptas po merren me shtrembërimin e historisë, a janë duke e ditë, që ujin janë duke ia dërgu mullirit të armikut tonë, por duhet të jemi burra dhe t’ia vlerësojmë, atyre që vërtetë na kanë ndihmuar kur kemi qenë më së ngushti, nuk di përse vallë gjithë kjo urrejtje, ku ne në vend të Serbisë ne e fyejmë dhe urrejmë Turqinë pa kurrfarë arsye.
5. Me një fjalë, Turqia ishte faktorë kryesor në shpëtimin e Shqipërisë ne 1997.
6. Bombarduesi me i madh i serbosllavisë në 1999.
7. Sot me mijëra student qe studiojnë me bursa te plota.
8. Qindra ushtare te FSK-se duke u trajnuar.
9. Me mbi 300 milion investime qe nga paslufta.
Kurse këta kritikuesit e pa drejtë në vazhdimësi hedhin vrerë mbi investuesit turq, por mos harro se as Zoti bukëpërmbysit nuk i do.
10. Rreth 50 njohje të shtetësisë së Kosovës.
11. Ndër vendet e pakëta qe lëvizim pa viza.
12. Prishja e marrëdhënieve me Turqinë, do të ishte një goditje për vetë shtetësinë e Kosovës.
13. Prishja e marrëdhënieve me Turqinë, do te ishte tregues se ne jemi miq me shtete vetëm kur na duhen, kurse kur ne i’u duhemi atyre i lamë në baltë?!
14. Turqia, s’bashku me SHBA-në, besa edhe me Gjermaninë janë nder aleatet më të mirë dhe më të sigurta për bashkëpunimin ushtarak e ekonomik, ata të cilët dëshirojnë t’i prishin marrëdhëniet me këto shtete, ata janë duke punuar kundër te ardhmes se Kosovës.

– Këto që i prezantova janë fakte të vërteta dhe shumë me peshë për ta kuptuar se Turqia ka dhënë provimin më të vështirë të mundshëm për ne shqiptarët, kurse ne sa jemi mirënjohës është diçka tjetër dhe përse qarqet te caktuara kanë futur vërtet urrejtje patologjike ndaj Turqisë, sa ta merr mendja se ne shqiptarët e kemi armik Turqinë e jo Greqinë dhe Serbinë?!
Ju lutem mendoni me mendjen e kthjellët duke i dhanë përparësi gjithmonë Drejtësisë, se Drejtësia, ndoshta vonon por patjetër se do të triumfojë!

Në fund, iu përshëndes me Selamin tonë të Paqes dhe Mirëkuptimit, me shumë dashamirësi e përfundoj këtë shkrim duke lutur Zotin e Lartësuar, që të na forcojë Imanin dhe Dinjitetin tonë!

Fatmir Latifaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit