“E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër,”
(Kur’an, Sure El-Muhammed: 38)
Ky ajet madhështor u shpall për sahabët shokët e Profetit ﷺ — dhe ndër ta ishin edhe Ebu Bekri e Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre).
Por kuptimi i tij mbetet i përhershëm dhe i drejtohet çdo besimtari në çdo kohë.
Prania jote është bekim për ty, jo për fenë
Mos mendo se pjesëmarrja jote në fenë Islame është fitore për Islamin.
Islami nuk ka nevojë për ty ti je ai që ke nevojë për Islamin.
Prania jote është përfitim për ty,
ndërsa mungesa jote është humbje për ty.
Sa e bukur është kjo e vërtetë që të kujton se nuk është feja që përfiton nga shërbimi yt, por ti që lartësohesh duke e shërbyer fenë.
Një lutje që s’e humbet kohën
Në fund të këtij reflektimi, qëndron një lutje e thellë, e thjeshtë dhe madhështore njëherësh:
“O Allah, na përdor neve në shërbimin Tënd dhe mos na zëvendëso!”
Sepse nderi më i madh që mund t’i jepet njeriut është të jetë në shërbim të së vërtetës, jo të qëndrojë mënjanë duke parë të tjerët ta bëjnë atë.
Bekir Halimi
