“Mos hesht! Bëhu në anën e drejtë të historisë.”

Më të lexuarat

E ke pyetur ndonjëherë veten çfarë do të kishe bërë gjatë Holokaustit, gjatë aparteidit apo gjatë mizorive që sot historia i gjykon?
Tani është momenti yt. Historia po përsëritet në Palestinë, para syve tanë.
Gjenocidi është i vërtetë, dhe heshtja nuk është më neutralitet është tradhti.

Le të kthehemi dhe të kujtojmë çfarë ka bërë Maqedonia e Veriut për Palestinën gjatë viteve të fundit:

  1. Abstenoi në OKB (tetor 2023) për rezolutën që kërkonte armëpushim në Gaza, ndërsa fëmijët po masakroheshin.
  2. Nuk e mbështeti padinë e Afrikës së Jugut në GJND kundër Izraelit për gjenocid.
  3. Qëndroi e heshtur ndaj kërkesave për ndihmë humanitare urgjente.
  4. Dhe më së fundmi, në korrik 2025, Kuvendi nuk pranoi as të debatojë për krizën humanitare në Gaza. Vetëm 16 deputetë votuan “pro”. Të tjerët heshtën.

Heshtja e qeverisë sonë është e zëshme, por zëri yt ka peshë më të madhe.
Të mendosh se s’ke çfarë bën, se je vetëm një qytetar, është arsyetim – dhe pikërisht kjo është arsyeja pse vazhdojnë të ndodhin mizoritë.
Heshtja jote është bashkëfajësi.

Bashkohu me ne këtë të premte (08.08.2025), në orën 18:00, para Parlamentit.
Marsho. Fol. Mos bëj sikur s’e sheh.
Bëhu në anën e drejtë të historisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit