14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Molla është armiku i duhanit

Më të lexuarat

Molla rritet pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo është shumë e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera minerale, të nevojshme për trupin e njeriut. Këto përmbajtje e bëjnë atë mjaft të vlefshme edhe për kurimin e një sërë sëmundjesh. Molla konsumohet si frutë i gjallë ose në gjendje të konservuar.

Do të ishte shumë mirë, nëse çdo mëngjes do të hahej esëll një kokërr mollë, qoftë natyrale apo e konservuar. Por duhet pasur parasysh një gjë: Molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi. Në të kundërt, ajo do të bëhet shkak për dhimbje të stomakut dhe të mëlçisë. Ajo duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedisit. Zakonisht, këshillohet të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë. Në rast se do të hahen më shumë, në organizëm do të grumbullohen sasira të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime. Molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën. Zoti, për të ruajtur frutin nga jashtë, e ka veshur atë me një cipë të përbërë nga lëndë të ndryshme kimike. Në rast se molla do të hahet e qëruar, do të humbasë një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese. Sasia e vitaminës C, në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj. Pra vitaminën C që mund ta marrim duke ngrënë një mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë rreth 6 mollë të qëruara. Njeriu që përdor mollën, duhet ta dijë patjetër këtë gjë. Heqja e cipës së mollës vjen si pasojë e nevojës që ajo të jetë e pastër. Por kjo mund të arrihet duke e larë me kujdes. Në përgjithësi, ata që pinë duhan nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë ndaj mollës, dhe kjo për faktin se mukoza e zorrëve të tyre acarohet si pasojë e aciditetit të mollës. Zakonisht, mbas ngrënies së një molle, pirësit e duhanit kanë një ndjenjë neverie ndaj cigares, mbështetur në këtë fakt, është e mundur të braktiset pirja e duhanit, nëpërmjet “kurës së mollës”. Por për të arritur këtë, duhet njëkohëshisht edhe një vullnet i fortë. Procedura e kurës Duhet të hahen 20 kokrra (mesatare) mollë në ditë dhe kjo të vazhdojë për 2-3 ditë. Pas kësaj lloj diete do të ndihet një neveri e plotë ndaj pirjes së cigares. Gjatë kohës së zbatimit të kësaj kure, nuk duhet ngrënë asnjë lloj tjetër ushqimi dhe të mos pihet asnjë lloj lëngu. Molla ndikon edhe në drejtime të tjera të shëndetit të njeriut. Që në kohë të lashta ajo është përdorur për kurimin e sëmundjeve të zorrëve, dizenterisë, paratifos dhe sëmundje të tjera infektive të zorrëve. Për këtë merren 1.5 kg. mollë dhe mbasi hiqen vetëm farërat dhe pjesët rreth tyre, ato shtypen dhe përgatitet një pure, e cila ndahet në 8 pjesë të barabarta dhe këto pjesë konsumohen brenda ditës. Në këtë rast mollët duhet të jenë plotësisht të pjekura. Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Petkina që përmban molla, luan rolin e një sfungjeri në stomak. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë. Edhe për njerëzit e shëndetshëm është e këshillueshme të përdoret dieta e mëposhtme një herë në muaj: Në mëngjes pihet një gotë e mbushur gjysma me lëng molle dhe gjysma me lëng limoni. Lëngu duhet të jetë i vakët dhe të pihet jo njëherësh, por me gllënjka. Në drekë pihet një çaj i përgatitur me lëkurë mollësh dhe hahen dy lugë të vogla me mjaltë. Pas 2-3 orësh hahen 2-3 lëkura mollësh dhe pas kësaj hahet një pjatë e vogël me marmalatë molle, e shoqëruar me 2-3 lugë mjaltë. Molla ndikon pozitivisht dhe në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Duke qenë se ajo përmban hekur, natrium dhe fosfat, ndikon në shtimin e gjakut. Në rastet e temperaturave të larta pihet disa herë në ditë çaj i përgatitur me lëkura të mollës. Për të shmangur lodhjet nervore, fetat e mollës priten në copa të vogla, pa i hequr lëkurën, dhe hidhen në ujë të valuar. Pasi lihet një orë, në të shtohen 2-3 lugë të vogla me mjaltë dhe pihet me gllënjka, kurse fetat e mollës hahen. Për të luftuar gripin, kollën, ngjiren e zërit, përmbajtjen e lartë të kolesterolit, priten tre kokrra mollë, valohen në një litër ujë dhe ky lëng pihet nga një gotë pas ushqimit. Për të ndihmuar nxjerrjen e gurëve nga veshkat, merret një gotë çaji e mbushur me lëkura molle, zihet në një litër ujë për dhjetë minuta dhe pastaj kullohet. Çdo mëngjes pihet nga një gotë uji nga ky lëng, paksa i ngrohur. Kjo ndihmon në pakësimin e dhimbjeve dhe daljen e gurit. Kura me mollë këshillohet të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, mbasi ndihmon në pastrimin e gjakut. Ndërsa, gjethet e shtypura të mollës zhdukin çibanët. Pra, siç shihet, molla është një frut i mrekullueshëm, që Allahu i ka dhuruar njeriut për të kuruar sëmundje të ndryshme. Këtu treguam vetëm disa shembuj. Sigurisht, që krahas përdorimit të mollës kërkohet një harmonizim edhe me mënyrat e tjera kuruese, me qëllim që sëmundjet e ndryshme të kalojnë sa më parë. /xhamiambret/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit