19.4 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Modelja franceze, Marine el Himer pranon Islamin

Më të lexuarat

Modelja franceze dhe ylli i shout televiziv Marine El Himer është konvertuar në Islam, duke thënë se këto momente shënojnë “ditën më të lumtur” të jetës së saj.

Himer të shtunën ndau fotot e saj me hixhab pranë Qabes, vendit më të shenjtë të Islamit në Mekë, dy ditë pasi ajo njoftoi se kishte pranuar Islamin.

“Nuk ka fjalë aq të forta për të shprehur intensitetin e lumturisë dhe emocioneve të përjetuara pikërisht në këtë moment. Një rrugëtim shpirtëror që shpresoj të vazhdojë të më lartësojë dhe të më udhëheqë Inshaallah”, ka postuar ajo në Instagram.

Ajo shtoi se kjo ishte “një zgjedhje e shpirtit, zemrës dhe arsyes”.

Himer u shfaq në televizionin realitet Show Les Princes et les Princess de l’Amour (Princat dhe princeshat e dashurisë) në Francë.

Influencuesja e njohur falënderoi edhe ndjekësit e saj për mbështetjen dhe dashamirësinë e tyre.

Mediat franceze raportuan se Himer u rrit me njerkun e saj, bëri disa kërkime rreth babait të saj të vërtetë dhe prej nga erdhën ata fillimisht për një kohë të gjatë dhe u takua me Islamin gjatë kësaj periudhe. ( Anadollu Agency ne Anglisht )

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit