12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Mish i huaj” në zorrën e trashë? Simptomat që duhet të dini

Më të lexuarat

Meqë zakonisht fillojnë pa simptoma dhe nuk janë të dhimbshme, pjesa më e madhe e “polipeve “zbulohen, kur kryhen teste të tjera sekondare. Ju mund të keni dëgjuar për polipet në zorrën e trashë ose dikush në rrethin tuaj personal i ka vuajtur ato. Dyshimi juaj më themelor me siguri është: A duhet të shqetësohemi?

Epo polipet, në pjesën më të madhe të rasteve janë të mira.Por gjithsesi nuk mund të anashkalohen pasi mund të shkojnë deri në kancer.

1. Cilat janë polipet në zorrën e trashë?
Një polip në zorrën e trashë është në fakt mjaft i zakonshëm: Një rritje jonormale brenda mureve të zorrës së trashë. Polipet mund të jenë të rrumbullakëta  ose të sheshtë. Siç e dini, kjo zonë e organizmit tonë është ajo pjesë që është përgjegjëse për kanalizimin dhe përcjelljen e të gjitha lëndëve fekale që në fund do të përjashtohen nga rektumi. Është një zonë shumë e ndjeshme ndaj baktereve, ose inflamacioneve  dhe nuk është e çuditshme që, ndonjëherë, shfaqet ky realitet, i cili, në fund të fundit, është mjaft i zakonshëm. Prandaj, nuk duhet të shqetësoheni ose të mendoni menjëherë për më të keqen. Polipet kërkojnë një ndërhyrje për t’i eliminuar  nga zorra jonë: një kolonoskopi.

2. Kush është më “i ndjeshëm” për të pasur polip në zorrën e trashë?

Ata mbi 50 vjec
Njerëzit mbipeshë
Duhanpirësit
Ata që konsumojnë shumë alkool
Të pasurit një anëtar të familjes me kancer të zorrës së trashë

Cilat janë simptomat e polipeve të zorrës së trashë?
Prania e gjakut në rektum
Dhimbje kur jeni duke urinuar
Kur ndjeni goditje të brendshme teksa hani
Vlen të theksohet se nuk asgjë për të shqetësuar, por në rast se dyshoni se keni polipe në zorrën e trashë, konsultohuni me mjekun tuaj për ti parandaluar në kohë dhe për të bërë një jetë të qetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit