15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Miqësia me Kajollin”, Mediu: Akuzat ndaj meje, të sajuara

Më të lexuarat

Kreu i Partisë Republikane, njëherësh ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu hedh poshtë akuzat për përfshirjen në miqësinë me Fatmir Kajollin të arrestuar për llogari të policisë italiane.


Në një prononcim të dhënë për “Gazeta Shqiptare” ministri Mediu i cilësoi akuzat si të pabaza dhe të sajuara, duke i shpërfillur ato plotësisht.     

“Nuk merrem me akuza të pabaza dhe të sajuara”, deklaroi Mediu.

Ai akuzohet nga media por edhe përfaqësues të opozitës si mik i Fatmir Kajollit, përfshi faktin se ai është anëtari PR-së në Këshillin Bashkiak të Fierit.

Kajolli, i përfolur për lidhjet e tij të ngushta me politikanë mjaft të fuqishëm në vend, u ndalua në datën 9 prill, në afërsi të një lokali përpara Bashkisë së Fierit. Arrestimi i tij u bë për qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, ku ai është dënuar nga dy gjykata, në Romë dhe Milano, me 16 dhe 24 vite burg, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Prangosja e Kajollit ka sjellë dhe përplasjen e radhës mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Ka qenë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili deklaroi se Policia e Shtetit nuk e disponon listën e personave të shpallur në kërkim, por kjo listë ndodhet në Prokurori. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i organit të akuzës, i cili me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se lista në fjalë ndodhet në zyrat e Interpol Tirana, e cila është strukturë e Policisë së Shtetit dhe ata mund të veprojnë në çdo kohë për arrestimin e këtyre personave. /Bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit