15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ministrit i bie të fikët në Davos, pezullohet takimi

Më të lexuarat

Një debat i Forumit Ekonomik Botëror në Davos u pezullua të mërkurën, pasi ministri i jashtëm spanjoll Alfonso Dastis i ra të fikët dhe duhej të merrte kujdes mjekësor.

Në atë moment, siç shkruajnë mediat e huajaDastis ishte në radhën e dytë të audiencës duke shikuar një bisedë të Bankës Botërore për të luftuar pabarazinë.

Sipas spanjolles El Mundo, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ministri i jashtëm rifitoi vetëdijen e plotë.

Incidenti u kap në një transmetim direkt të Bankës Botërore gjatë një diskutimi që përfshinte Presidentin e Kolumbisë, Juan Manuel Santos, Presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, si dhe Winnie Byanyima të Oxfam International.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit