Ministri saudit: Marrëveshjet me ShBA-në arritën vlerën 557 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Duke folur për kanalin saudit “Al-Ekhbariya”, Al-Falih tha se Arabia Saudite ka nënshkruar 242 marrëveshje investimesh me ShBA-në gjatë Forumit të Investimeve

Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite, Khalid bin Abdulaziz Al-Falih, tha se vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara mes Arabisë Saudite dhe ShBA-ve ka arritur në 557 miliardë dollarë.

Duke folur për kanalin saudit “Al-Ekhbariya”, Al-Falih tha se Arabia Saudite ka nënshkruar 242 marrëveshje investimesh me ShBA-në gjatë Forumit të Investimeve ShBA-Arabi Saudite që u mbajt në Washington.

“Nënshkruam shumë marrëveshje në sektorë të ndryshëm për të forcuar partneritetin mes Arabisë Saudite dhe ShBA-së”, tha ai.

Al-Falih theksoi se ShBA-ja mbetet investitori i huaj më i madh në Arabinë Saudite, duke shtuar se viti 2025 shënon një pikë kthese kyç në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ai vuri në dukje se marrëdhëniet Arabi Saudite-ShBA, që datojnë prej më shumë se 90 vitesh, kanë një ndikim të madh global.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit