Ky luftues i Islamit mendon se autoritetet evropiane nuk i kanë mekanizmat e tyre të vlerësimit dhe të mbikëqyrjes për të parë kush është i rrezikshëm e kush jo. E qohet ‘shqiptari’ i asimiluar anti-islamist dhe u tregon institucioneve sikur shtetet evropiane qenkan në rrezik nga shqiptarët e besimit Islam.
Këta anti-islamistë të indoktrinuar, që fëmijët e tyre mezi flasin shqip, ndërkohë që na shesin patriotizëm të rremë, e luftojnë popullin e vet; sepse shqiptarët e Kosovës që jetojnë nëpër shtetet e Evropës mbi 90% janë muslimanë. Pra, duke sulmuar Islamin, në fakt po luftojnë identitetin e popullit të vet.
Xhamitë dhe qendrat islame të shqiptarëve në Evropë janë një fortifikatë e fuqishme kundër asimilimit, si në gjuhë ashtu edhe në fe.
Këtyre anti-islamikëve të asimiluar u pengojnë vetëm disa shprehje terminologjike fetare që përdoren në xhamitë tona, dhe përmes tyre sulmojnë muslimanët kinse po rrezikohet shqiptaria. Ndërsa nuk shohin veten dhe familjet e tyre, të cilat nuk dallojnë aspak nga fqinjët veriorë, dhe nuk u pengon fakti që fëmijët e tyre çdo të dytën fjalë e kanë jo në shqip.
Të tillëve era degjenerim u vjen…
Ergin Shala
