14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Ministri Mehaj: Komandot e FSK-së po trajnohen nga instruktorët e forcave turke

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar stërvitjet me instruktorët e forcave turke.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto stërvitje janë duke u realizuar sipas praktikave të vendeve anëtarë të NATO-së.

“Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike”.

“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë,  si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. paqeruajtëse”,ka shkruar Mehaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit