9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Ministri Kuçi takon investitorë potencial nga Turqia

Më të lexuarat

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot zhvilloi takim pune në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ku së bashku me kryetarin e kësaj ode, Nebi Hoxha takoi drejtuesit e kompanisë Aluform Pekintash nga Republika e Turqisë.

Qëllimi i këtij takimi, siç njofton Zyra për informim e Ministrisë së Ekonomisë, është dëshira e investitorëve turq për t’u njoftuar me mundësitë që ofron Maqedonia për të hyrë në tregun e vendit tonë.

Ministri Kuçi dhe kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha njoftuan sipërmarrësit turq me beneficionet që ofrojnë zonat e lira ekonomike në Maqedoni, ndërkaq së bashku vizituan Zonën e Lirë ekonomike në Tetovë.

Kompania Aluform Pekintash nga Republika e Turqisë prodhon çati dhe mure nga alumini, panele për magazinim të ftohtë me cilësi të lartë për ndërtesa industriale. Kompania turke, është pjesëmarrëse në ndërtimin e shumë objekteve moderne në Turqi dhe Evropë, siç janë aeroporte, fabrika dhe ndërtesa për zyra biznesi.

Kompania Aluform është anëtare e Pekintas Group e themeluar në vitin 1996, në bashkëpunim me gjigandin gjerman VAW System Techick GmbH, që menaxhohet nga kompania turke që nga viti 1998.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit