Presidenti Erdoan në Riad për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjendet në Arabinë Saudite që është edhe ndalesa e dytë e vizitave në vendet e Gjirit Persik.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjendet në Arabinë Saudite që është edhe ndalesa e dytë e vizitave në vendet e Gjirit Persik.

Duke përfunduar takimet në Bahrejn, Erdoani kaloi në Riad, që është kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Presidentin Erdoan në aeroport e priti Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.

Në këtë pritje ishin të pranishëm edhe emiri i Riadit dhe personeli i ambasadës.

Presidenti Erdoan në orët e mbrëmjes priti në takim princin trashëgimtar Muhammed bin Naif.

Pas takimit që do të zhvillojë sot me Mbretin Selman bin Abdulazizi, Erdoan do të presë në takim edhe pasardhësin e princit trashëgimtar Muhammed bin Selman.

Ceremonia zyrtare e pritjes së Presidentit të Turqisë do të zhvillohet në orën 13.00.

Pas ceremonisë zyrtare Mbreti Selman bin Abdulaziz do të shtrojë një drekë zyrtare për nder të Presidentit Erdoan.

Më pas do të zhvillohet takimi ndërmjet delegacioneve.

Në vizitën që pritet ti japë shtysë marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve do të shqyrtohen edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Me këtë vizitë synohet të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në fushën ushtarake, ekonomi dhe energji.

Në vizitë merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak), Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Zeybekci), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık), Shefi i Shtatmadhorisë Hulusi Akar dhe Nënsekretari i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan.

Pas vizitës në Arabinë Saudite, Presidenti Erdoan do të kalojë në Katar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit