22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Një luftë e mundshme në Evropë

Më të lexuarat

Paralajmërime në situatën e nxehtë globale

Shoqëria gjermane dhe forcat e armatosura duhet të përgatiten për një luftë të mundshme në Evropë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Pistorius beson se lufta ruso-ukrainase është një pikë kthese historike për Gjermaninë, e cila duhet të sjellë një “ndryshim mentaliteti” në politikë dhe shoqëri.

“Duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Evropë, dhe kjo do të thotë se duhet të jemi gati për luftë”, tha Pistorius për transmetuesin publik ZDF të dielën në mbrëmje, duke shtuar:

“Ne duhet të jemi gati të mbrohemi dhe të përgatisim forcat e armatosura gjermane dhe shoqërinë për këtë”.

Politikani socialdemokrat tha se Gjermania duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të modernizojë forcat e saj të armatosura për të qenë në gjendje të përballet me sfida të reja të sigurisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit