20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Midis ushtrisë amerikane: Nuk ka terrorizëm islamik

Më të lexuarat

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar, në Konferencën e Kryetarëve të Shtabeve të Përgjithshëm për luftimin e organizatave ekstremiste terroriste ka vënë theksin se është gabim që Islami të përmendet bashkë me organizatat terroriste dhe se është i papranueshëm përkufizimi “terrorizëm islamik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej është theksuar se mos vendosja e Islamit pranë terrorizmit dhe përpjeket e përbashkëta kundër kësaj kanë qënë një nga çështjet më të rëndësishme që janë diskutuar në konferencën e shefave të shtabeve në bazën ushtarake amerikane “Fort Belvoir” në Virxhinia të SHBA-ve.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë mësohet se Akar në fjalimin e tij krahas kontributeve që Turqia ofron për sigurinë e rajonit ka thënë se është gabim që feja islame të përmendet me organizatat terroriste dhe se kundër këtyre përcaktimeve duhet të tregohen përpjekje të përbashkëta.

Teksa është marrë informacioni se shumë shefa shtabesh të vendeve pjesëmarrëse në takim kanë mbështetur qëndrimin e Akar mbi këtë çështje, mësohet gjithashtu se Akar ka tërhequr vëmendjen që përkufizimi “terrorizëm islamik” është i papranueshëm.

Akar i ka njoftuar bashkëbiseduesit e tij për FETO-n

Ndër të tjera në konferencë Shefi i shtabit Akar ka cekur edhe luftën e Turqisë kundër organizatës terroriste FETO ku ai ka ndarë me bashkëbiseduesit e tij informacionin se organizata ka tentuar të vendosë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit.

Akar më tej ka bërë thirrje që përpjekjet e Turqisë kundër FETO-s të mbështeten ashtu sikurse kundër DEASH-it dhe se në këtë çështje të bashkëveprohet me Turqinë.

Dunford: Bota islame të reagojë kundër propagandës së DEASH

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve Joseph Dunford, në një konferencë për media pas takimit tha se lufta kundër organizatës terroriste DEASH është një prej punëve më të vështira të luftës.

Ai tha se kjo çështje në konferencë është diskutuar në mënyrë të konsiderueshme. Dunford më tej theksoi se është e rëndësishme që bota islame të reagojë kundër propagandës së DEASH-it.

Krahas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar në konferencë morën pjesë shefat e shtabeve të 73 vendeve dhe përfaqësuesit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit