Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzi i pestë) – Hoxhë Bekir Halimi
Meditimi mbi disa ajete të Xhuzit të pestë
1- Adhurimet janë dhunti e pastër nga Allahu, andaj vazhdimisht lute Allahun, Pronarin absolut të pushtetit që me ta dhuru këtë dhunti, sepse:
﴿ ذَٰلِكَ ٱلْفَضْلُ مِنَ ٱللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِيمًا ﴾ [النساء : ٧٠]
“Kjo dhunti është nga Allahu, e mjafton që Allahu e di çdo gjë”. (en-Nisa: 70). (El-Kuran: tedeburun ve amelun).
﴿ مَنْ كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ الدُّنْيَا فَعِنْدَ اللَّهِ ثَوَابُ الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ ..}[النساء : ١٣٤]
“Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (le ta dijë se) tek Allahu janë shpërblimi i kësaj dhe i botës tjetër”. (en-Nisa: 134).
2- Thuhet: ai që i jep përparësi ahiretit të tij para dynjasë së tij i fiton të dyjat, e ai që i jep përparësi dynjasë para ahiretit, ai i humbë të dyjat.
﴿ وَخُلِقَ الإِنْسٰانُ ضَعِيْفَاً﴾ [النساء: ٢٨].
“…pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme”. (En-Nisa: 28).
3- E fillove jetën me një moment që nuk e kujton…
Do e përfundosh me një moment që nuk e di si është…
Andaj vazhdimsht le të shoqëroje ndjenja e dobësisë tënde dhe shfaqe vazhdimisht varfërinë tënde për Allahun, Krijuesin Tënd.
{وَكَانَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيماً} [النساء: ١١٣]
“Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe”. (En-Nisa: 113).
4- Sa të ka mbrotjur nga ata që donin të dëmtonin!
Të ka shpëtuar nga ajo prej të cilës frikohesh!
Të ka larguar gjërat që nuk i dëshiron!
Sa e sa nevoja tuaja i ka përmbushur!
Sa e sa kërkesa tuaja i ka realizuar!
E sa e sa lutjeve tuaja u është përgjigjur!
{وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا} [النساء: ٦٦]
“E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim”. (En-Nisa: 66).
5- Meditimi i Kuranit e shton besimin, e forcon vullnetin e zemrës dhe e nxit në veprat e zemrës, siç është tevekuli, ihlasi e varësia nga Allahu.
6- Eduko veten që të bësh shumë istigfar, sepse Allahu ka momente të caktuara kur ato istigfare nuk ia kthen askujt:
{وَمَنْ يَعْمَلْ سُوءاً أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ يَسْتَغْفِرْ اللَّهَ يَجِدْ اللَّهَ غَفُوراً رَحِيماً} [النساء : ١١٠]
“Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë”. (En-Nisa: 110). (Feraid Kuranije).
Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës nga AUDIONUR, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë .
Shpërndajeni …
Burimi
