21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Meta do të largojë postimet ku fjala “sionist” përdoret si “gjuhë urrejtjeje”

Më të lexuarat

Kompania tha se përdorimi i fjalës “sionist” në kontekstin e “thirrjes për dhunë” kundër hebrenjve dhe izraelitëve nuk do të lejohet

Meta, kompania amë e platformave Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi se në rast të konstatimit se fjala “sionist” përdoret në kuptimin e “gjuhës së urrejtjes dhe fyerjes” në ndonjë postim, ato do të hiqen nga platformat e saj, transmeton Anadolu.

Meta tha në një deklaratë se është vendosur që të bëhen ndryshime në rregullore pas konsultimeve në lidhje me përdorimin e fjalës “sionist”.

Në deklaratë theksohet se duhet bërë dallimi mes diskutimeve politike “legjitime” të bazuara në këtë shprehje dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar individëve dhe se përdorimi i fjalës “sionist” në kontekstin e “thirrjes për dhunë” kundër hebrenjve dhe izraelitëve nuk do të lejohet.

Deklarata vuri në dukje se postimet do të lejohen kur fjala “lidhet me një lëvizje politike” dhe shtoi: “Në vazhdim, ne do të heqim postimet ku fjala ‘sionist’ nuk lidhet qartë me një lëvizje politike dhe nëse nënkupton dëmtim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve nëpërmjet dhunës apo frikësimit”.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit