7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mësimi jetësor që mori doktori nga plaku 60vjeçar për vetëm dy minuta – Ngjarje

Më të lexuarat

Një mjek thotë: E çuditshme çka kam parë nga një gjashtëdhjetëvjeçar që vjen për vizitë në klinikën e diabetit të spitalit..
Sa herë që vjen për vizitë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë thotë:
📌(Falënderimi i takon Allahut, Zotit tim për mirësinë e sheqerit)
Një herë e pyeta: “Xhaxha, ti je i çuditshëm… Është hera e parë që dëgjoj dikë që e quan sëmundjen e sheqerit mirësi.”
Më tha: O biri im, sheqeri është mirësi dhe kaluar madje, hajde të tregoj si:
🔹 Zoti më ka dhënë një sëmundje pa dhimbje ndërkohë shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e sëmundjeve të tyre.

🔹 Zoti më ka dhënë një sëmundje në kohën kur mjekësia e ka gjetur mjekimin dhe ilaçin, ndërkohë ka shumë njerëz me sëmundje të pashërueshme, të cilave nuk ua kanë gjetur ilaçin.

🔹 Zoti më dha një sëmundje edhe emri i saj është i ëmbël (Sheqer).

🔹 Zoti më dha një sëmundje që të më bënte të vij tek një doktor i ëmbël si ti.

🔹 Zoti më ka dhënë një sëmundje që më bën të shkoj te mjeku çdo katër muaj për të kontrolluar rregullisht gjakun dhe shëndetin.

🔹 Zoti më ka dhënë një sëmundje që të jem i durueshëm dhe falënderues, që të më falen gjynahet dhe mëkatet e mia pa lodhje dhe mund.

Doktori thotë:

📌 Kam lexuar shumë libra dhe kam ndjekur shumë kurse për pozitivitetin, dhe pasha Allahun nuk kam mësuar prej tyre ashtu siç mësova nga ky plak në dy minuta!!


Dr/Khaled ed-Drees

përkthim: Flutura Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit