13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Mesazhi prekës i Ronaldos për fëmijët sirianë: Mos e humbni shpresën, bota është me ju

Më të lexuarat

Cristiano Ronaldo, përveçse një futbollist i madh, njihet edhe si një humanist i madh.

Shteti i Sirisë është në luftë tash e pesë vite, ku më së keq e kanë pësuar popullata civile, ndër ta edhe adoleshent dhe fëmijë të pafajshëm.

Megjithatë, tani ka një shpresë për ta, pasi Amerika ka vendosur të kryej bombardimet mbi forcat e Bashar Al Assadit, i cili ka kryer terror në popullatën e tij.

Pikërisht në këtë ditë të bombardimeve, vihet përsëri në qarkullim një video-mesazh nga futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo, i cili inkurajon fëmijët e Sirisë që të kenë shpresë sepse bota do kujdeset për ta, dhe ja tani erdhi dita e tyre.

“Ne e dimë se ju keni qenë dukë vuajtur shumë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Unë jam futbollist shumë i njohur, por ju jeni heronjtë e vërtetë”.

“Mos e humbni shpresën. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ju”, përfundon video-mesazhin e tij portugezi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit