20.5 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Mesazhi i Presidentit Erdogan në lidhje me referendumin për ndryshime kushtetuese

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan beson se ndryshimet kushtetuese do të sjellin dobi për Turqinë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet më 16 prill, tha se do të kjo do të jetë fillimi i një epoke të re për Turqinë.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në mediat sociale Presidenti Erdoan i bëri një vlerësim sistemit presidencial.

Erdoan tha se Turqia për shkak të mosmarrëveshjeve mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, konfuzionit mes autorizimeve ka pësuar dëme të mëdha.

Duke e bërë të ditur që kaosi politik i shkaktuar nga grushtshtetet e memorandumet dhe krizat ekonomike imponuan kosto të rëndë vendit, Presidenti Erdoan tha se edhe e kaluara e luftës politike është e mjaftueshme për të marr në pyetje sistemin aktual.

“Duhet të ndërtojmë një sistem me themele të forta dhe të vendosim një botëkuptim të administrimit të përgjegjshëm dhe të fortë”, shkruan Erdoan në postimin e tij ndërsa vijon duke thënë se nuk do të lejojnë që vendi të bie në kaos, grindje politike dhe në destabilitet.

Në fund të postimit të tij Presidenti Erdoan përcjell këtë mesazh: “Po, Unë besoj se 16 prilli do të jetë një epokë e re për një Turqi të fortë, lidere dhe të begatë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit