16.7 C
Pristina
Friday, September 17, 2021

Mesazhe “të montuara” në dosjen e Limajt

Më të lexuarat

Fatmir Limaj ka dalë më optimist të premten nga Prokuroria Speciale se nuk do të ketë aktakuzë kundër tij. Pesë orë rresht është marrë në pyetje nga një prokuror i EULEX-i, nën dyshimin se është i përfshirë në katër vepra kriminale. Ka mohuar përfshirjen në to. Madje, po beson se një provë që i ka rënë në dorë prokurorit special të EULEX-it, Johannes Picke, do të tregojë se ky rast i është montuar.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se prokurori ka folur për mesazhe telefonike të montuara në Policinë e Kosovës, duke inkriminuar Limajn në një transaksion në vlerë 500 mijë euro. Por, sipas këtij burimi, në atë mesazh të dërguar në celularin e ish-shefit të kabinetit të tij, Endrit Shala, në kohë kur Limaj ishte ministër Transporti, është përmendur një shifër prej 5 mijë eurosh si donacion për Degën e PDK-së në Ferizaj.

“SMS-i është montuar nga një hetues i Policisë së Kosovës”, ka thënë burimi.

Tërthorazi këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Ai ka thënë se prokurori ka prezantuar një provë, e cila, sipas tij, është e favorshme për mbrojtjen nga e cila del se rasti kundër Fatmir Limajt është i montuar dhe i ka fillet shumë herët./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit