Në librin “Tertīb al-Madārik) të Kadi Ijadit, Allahune mëshiroftë, thuhet:
Imam Maliku ka thënë:
“Nëna ime më vendoste çallmën dhe më thoshte: ‘Shko te Rabia dhe mëso nga edukata (morali) i tij para se të marrësh dijen e tij.’”
O shoku im, ne kemi më shumë nevojë për pak edukatë sesa për shumë dije!
Nëse edukata hiqet nga diçka, ajo bëhet e shëmtuar, edhe nëse ideja e saj është e bukur.
Dhënia pa edukatë bëhet poshtërim për njerëzit.
Debati pa edukatë bëhet fyes.
Dëshmia pa edukatë kthehet në mburrje.
Pozita pa edukatë bëhet arrogancë.
Edhe fytyra e bukur, nëse nuk zbukurohet me edukatë, bëhet e shëmtuar në sytë e njerëzve.
Çdo mirësi prej mirësive të Allahut shtohet dhe zbukurohet me edukatë.
Ed-hem Sherkavij
