Mesazh për maturantët! – Nga Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Të dashur maturantë dhe maturante, mos harroni: melekët fisnikë qëndrojnë pranë njeriut dhe i shënojnë veprat e tij në çdo çast — edhe në mbrëmjen e maturës.

Jeta vazhdon edhe pas maturës.

Mos e falënderoni Zotin tuaj — i Cili ju mundësoi të përfundoni një nivel të caktuar arsimimi — duke bërë vepra që Ai i ka ndaluar; sepse ato ndalesa janë vetëm për të mirën tuaj.

Mos bëni në fund të vitit shkollor diçka për të cilën mund të pendoheni tërë jetën.

Mos lejoni t’ju mashtrojë shoqëria e keqe dhe, me arsyetimin “të mos ndahemi nga shoqëria”, t’ju shtyjë të bëni diçka që Islami e ndalon.

Muzika, alkooli, droga, nargjileja dhe imoraliteti janë vetëm disa nga gjërat që ndodhin në disa mbrëmje maturash, ndërkohë që në Islam janë rreptësisht të ndaluara.

Më lehtë është të zemërohen me ju shokët dhe shoqëria, sepse nuk pranuat të bëni diçka të ndaluar, sesa të zemërohet me ju Zoti juaj, Krijuesi i Gjithësisë.

Mos harroni: i Dërguari i Allahut ﷺ ka premtuar hijen e Arshit në Ditën e Gjykimit për të riun që rininë e kalon në adhurim ndaj Allahut.

Andaj vazhdoni në këtë rrugë!

Ju uroj sukses në të dy botët.

Sinqerisht ju drejtohem,
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit