12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mesazh ngushëllimi nga BFI me rastin e vdekjes së h. Nazmi ef. Hoxha

Më të lexuarat

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”.

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut me dhimbje dhe pikëllim të thellë e pranoi lajmin e ndërrimit të jetës, së hoxhës së nderuar H. Nazmi ef. Hoxha nga fshati Ladorisht i Strugës.
H. Nazmi ef. Hoxha gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të Islamit, vatanit dhe shoqërisë, ndërsa gjithashtu ka qenë për dy mandate dhe Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Fetare Islame në Strugë (KBI).
Për këtë humbje të madhe, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emrin e Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin e tij personal, u shpreh ngushëllime familjes, Myftiut të Strugës Mr. Salim ef. Sulejmanit bashkë me Myftininë e BFI Strugë, miqve, hoxhallarëve dhe xhematit të Strugës, kurse e Lut Allahun Fuqiplotë që H. Nazmi ef. Hoxhën ta shpërblejë me Xhenet. Amin…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit