15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Merr fund kriza politike në Spanjë, Rajoy do të formojë qeverinë e re

Më të lexuarat

Spanja shmangu një palë tjetër zgjedhjesh të përgjithshme, duke i dhënë fund një periudhe dhjetëmujore të paqartësisë politike.

Parlamenti spanjoll votoi një ditë më parë për të miratuar kërkesën e kryeministrit në detyrë për të formuar një qeveri të re pakice.

Mariano Rajoy, udhëheqësi i konservatorëve të Partisë Popullore, pati sukses në votimin e djeshëm, duke fituar një mandat të dytë si kryeministër me 170 vota pro, 111 kundër, e 68 abstenime.

Merita për këtë zhvillim u takon socialistëve të PSOE-së, që vendosën të abstenojnë për t’i dhënë fund paralizës politike dhe për të shmangur zgjedhjet e treta të përgjithshme të njëpasnjëshme.

Rajoy pritet të betohet sot apo nesër para mbretit Felipe VI. Përbërjen e qeverisë së re ai ka deklaruar se do ta bëjë të ditur të enjten. /tesheshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit