5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mërgimtarët i dhanë Kosovës për tre muaj rreth 240 milionë euro

Më të lexuarat

Paratë për familjarët në Kosovë, nuk i kanë kursyer as në këtë vit.

Bashkatdhetarët që jetojnë e veprojnë në shtetet e Bashkimit Evropian vazhdojnë ta ndihmojnë vendin edhe kur nuk vijnë fare në pushime.

Vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave ka qenë 238.5 milionë euro.

Kështu kanë bërë të ditur nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2022, vlera e remitencave ishte 238.5 milionë euro”, thuhet në përgjigje.

Sipas të dhënave të BQK-së, remitencat më së shumti dërgohen nga Gjermania, Zvicra, Italia, Austria.

“Shtetet prej nga më së shumti dërgohen remitencat prijnë shtetet; Gjermania, Zvicra, Italia, Austria dhe vendet tjera”.

Qytetarët e Kosovës kryesisht jetojnë në numër më të madh në këto shtete.

Për ndihmën financiare që ata i japin Kosovës, ka folur eksperti i ekonomisë, Musa Limani.

Ai thotë se këto ndihmesa pritet ta kalojnë një miliardëshin, të cilat edhe do të jenë një ndihmesë për vendin.

“Ato do të rriten deri në fund të vitit, sikur në vitet e tjera, dikund remitencat kanë qenë deri në 1 miliard, ndërsa tani do t’i tejkalojë 1 miliardë, dhe ato do të jenë të mirëseardhura dhe do të jenë një ndihmesë ose një shtytje materiale për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës”, tha ai.

E për këto mjete, Limani kërkon nga Qeveria që të ketë një program për orientimin e tyre.

“Por, Qeveria duhet të ketë një program të veçantë për orientimin e këtyre mjeteve, të mos i lejojë vetëm në konsum, dhe në blerjen e patundshmërive, por t’i orientojnë në blerjet prodhuese”.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në vitin e kaluar, shuma ka qenë rekorde për Kosovën, ku remitencat kanë kapur vlerën e rreth 1.2 miliard eurove.

Kosova ka varësinë më të madhe të remitencave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat. /front-online/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit