Memorandum i FDA-së amerikane: 10 vdekje fëmijësh të lidhura me vaksinat COVID

Më të lexuarat

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA (FDA) tha në një memorandum të brendshëm se të paktën 10 fëmijë ka të ngjarë të kenë vdekur “për shkak të” vaksinimeve COVID-19, duke përmendur miokarditin, si një shkak të mundshëm.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA (FDA) tha në një memorandum të brendshëm se të paktën 10 fëmijë ka të ngjarë të kenë vdekur “për shkak të” vaksinimeve COVID-19, duke përmendur miokarditin, ose inflamacionin e zemrës, si një shkak të mundshëm, raportoi të premten New York Times.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), i cili përfshin FDA-në, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reutersit për koment.

Lajmi vjen ndërsa Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka ndryshuar në mënyrë të thellë politikën qeveritare për vaksinat COVID, duke kufizuar aksesin vetëm për personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të tjera shoqëruese.

Kennedy, një kritik i hershëm i vaksinave para se të merrte postin më të lartë të shëndetësisë nën Presidentin Donald Trump, ka lidhur gjithashtu vaksinat me autizmin dhe ka kërkuar të rishkruajë politikat e imunizimit të vendit.

Memorandumi, i shkruar nga shefi mjekësor dhe shkencor i FDA-së, Vinay Prasad, nuk zbuloi moshat ose gjendjen shëndetësore të fëmijëve, apo prodhuesit e vaksinave të përfshirë, raportoi New York Times.

Prasad citohet ta ketë quajtur këtë zbulim “një shpalosje të thellë” dhe ka njoftuar planin për shtrëngimin e mbikëqyrjes së vaksinave, përfshirë kërkesën për studime të randomizuara për të gjitha nën-grupet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit