14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Më shumë armë të rënda ‘po vijnë’ – thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Më të lexuarat

Në një telefonatë me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se ata të dy diskutuan mbështetjen ushtarake amerikane për Kievin.

Kuleba thotë se “armët e rënda” janë në krye të agjendës së Ukrainës dhe shkroi se “më shumë po vijnë”, pas thirrjes, transmeton Telegrafi.

Komentet e tij vijnë pasi CNN raporton se administrata e presidentit Biden po përgatitet t’i ofrojë Ukrainës, Sistemet e Shumta të Lansimit të Raketave (MLRS) – një sistem i avancuar raketash me rreze të gjatë.

Deri më tani, SHBA-ja ka refuzuar thirrjet për t’i ofruar Ukrainës sistemet me rreze më të gjatë, nga frika se mund të përdoren për të sulmuar vendet brenda Rusisë duke zgjeruar kështu konfliktin.

Duke iu përgjigjur raportit, një prezantues në televizionin shtetëror rus tha të premten se SHBA-ja do të kalonte vijën e kuqe duke dërguar armët. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit