Me dorë: ç’ka shkruar Trump për homologun sirian?

Më të lexuarat

Publikohet konsiderata e presidentit amerikan për një ish-armik

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa vizitoi Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit të kaluar për t’u takuar me Presidentin amerikan Donald Trump, dhe tani është publikuar një mesazh i shkruar me dorë nga ky i fundit për homologun e tij nga Lindja e Mesme.

Ishte vizita e parë e një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që kur kombi fitoi pavarësinë gati 80 vjet më parë.

“Ahmed, ti do të jesh një udhëheqës i shkëlqyer dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të të ndihmojnë”, ka shkruar Trump me shkrimin e tij me dorë për Ahmed Sharaa.

Si kujtesë, administrata Trump ka ndërmarrë një sërë masash për të lehtësuar presionin diplomatik dhe ekonomik mbi Sirinë dhe udhëheqësin e saj, ndërsa vendi hyn në një kapitull të ri në historinë e tij pas më shumë se 13 vitesh lufte civile brutale, duke përfshirë heqjen e disa sanksioneve.

Trump filloi procesin e heqjes së sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë pas takimit me Sharaa në maj në Arabinë Saudite. Pas atij takimi, presidenti amerikan e përshkroi homologun e tij sirian si një djalë të ri, tërheqës, të ashpër me një të kaluar të fortë, duke sinjalizuar një largim dramatik nga dekadat e armiqësisë që përcaktuan marrëdhëniet SHBA-Siri nën Assad.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit