15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mbi 2600 nënshkrime për 4 orë në peticionin #DrejtësiPërAstritin

Më të lexuarat

Peticioni që sot filloi të nënshkruhej nga qytetarët në Prishtinë për rastin e Astrit Deharit ka numëruar 2623 nënshkrime.
Kështu thuhet nga organizatorët e këtij peticioni, që me anë të një komunikate kanë njoftuar se këto nënshkrime janë mbledhur për vetëm katër orë, transmeton Koha.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme shoqëria civile ka paralajmëruar që do të zgjerohen edhe me tri pika të reja në qytetin e Prishtinës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa ato janë:

Pika e parë – Para hotel Sëiss Diamond – Sheshi Nënë TerezaPika e dytë- Ministria e KulturësPika e tretë- Sheshi Zahir PajazitiPika e katërt – Rruga Pejton, tek Trosha e vjetërPika e pestë- Kampusi i universitetitNdërsa, peticioni do të vazhdojë të përhapet edhe në komunat tjera të Kosovës.

Shoqëria civile bëri thirrje për nënshkrimin e peticionit që ishte përgatitur mbi këto pika:

1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë

2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.

3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.

4. Kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38, paragrafit 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të thërras mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit