15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Mbi 140 hebrenj fanatikë vërshojnë Al-Aksanë të shoqëruar nga policia

Më të lexuarat

Disa hebrenj fanatikë organizuan rituale talmudike në Al-Aksa, ndërsa policia izraelite nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar këtë hap provokues, tha Autoriteti i Vakëfeve Islame në Kuds

 

Të paktën 142 hebrenj fanatikë kanë hyrë në Mesxhid al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi me shkrim të zëdhënësit të Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, hebrenjtë fanatikë kanë hyrë në oborrin e kompleksit të shenjtë në Kudsin Lindor të okupuar përmes Portës El-Megaribe.

Dibs tha se disa hebrenj fanatik organizuan rituale talmudike pranë portës Er-Rahme në pjesën lindore të Al-Aksasë dhe vuri në dukje se policia izraelite nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar këtë hap provokues.

Duke theksuar se provokime të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, Dibs i cilësoi si zhvillime shumë të rrezikshme incidentet në fjalë.

Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të okupuar, është kibleja e parë e muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit