LONDËR (AA) – Mbështetës të organizatës terroriste PKK mbrëmë kanë sulmuar me gurë një xhami në pjesën veriore të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesit kanë thyer të gjitha xhamat e njërës anë të xhamisë së Drejtorisë për çështje fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet) dhe në mure kanë shkruar emrin e organizatës terroriste.
Xhamia gjendet në Hornsey, në veri të Londrës. Mbështetësit e PKK-së gjatë marshit protestues në Londër të organizuar të shtunën, fizikisht sulmuan dy shtetas të Turqisë, ndërsa në demonstratat e mbajtura të premten hodhën vezë dhe gurë në godinën e ambasadës së Turqisë në Londër, ku një polic britanik pësoi lëndime të lehta.
