16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbajtja e kësaj drejtësise është diçka e rrallë – Për cilen drejtësi?!

Më të lexuarat

Mbajtja e drejtësisë është diçka e rrallë

Lum ai që mban drejtësi me Zotin e tij dhe e pranon se ai është i paditur para dijes së Tij, i mangët në punët e tij, me gabime në veten e tij, neglizhent karshi detyrimeve të tij dhe i padrejtë në veprimtarinë e tij. Nëse Allahu e ndëshkon për gjynahet e tij, ka vendosur me drejtësinë e Tij, dhe nëse nuk e ndëshkon, ka vendosur me privilegjin e Tij. Nëse njeriu bën një vepër të mirë, kjo vjen prej mirësisë së Tij; nëse Allahu e pranon, kjo është një mirësi e dytë dhe nëse e kthen, e bën këtë sepse ajo nuk e meriton të dalë para Tij.
Nëse njeriu punon diçka të keqe, kjo vjen si pasojë e braktisjes së Allahut, si dhe nga fakti që njeriu nuk është i pagabueshëm dhe kjo është drejtësia e Tij për të. Kështu njeriu do të shohë më mirë nevojën që ai ka për Zotin dhe padrejtësinë që i bëri vetvetes. Nëse Allahu e fal per këtë, kjo është vetëm mirësia dhe bujaria e Tij.
E gjithë e fshehta në këtë pikë qëndron në atë se, njeriu duhet ta shohë Zotin vetëm si bamirës dhe veten si mekatar apo si neglizhent. Çdo gjë që e kënaq, duhet ta shohë si mirësi të Allahut ndaj tij, ndërsa çdo gjë gë e hidhëron, si drejtësi e Allahut për të.

Burimi:
Libri: “El Feuaid”
Ibn Kajjim el Xheuzije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit