16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Lladrovci, zyrtarisht kryetar i ri i Drenasit

Më të lexuarat

Në Komunën e Drenasit dje u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku në balotazh ishin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Nga numërimi i këtyre votave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Ramiz LLadrovci (PDK) ka marrë 14 mijë e 242 vota ose 62.69 për qind, ndërsa Isa Xhemajlaj (NISMA) ka fituar 8 mijë e 476 vota ose 37.31 për qind të votave.

KQZ njofton se kanë qenë 52,569 persona me të drejtë vote, në 72 vendvotime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit