11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Marrja e vaksinës antiCOVID-19 nuk e prish agjërimin gjatë Ramazanit, hoxhë Avdiu jep shpjegimin

Më të lexuarat

Imami i Xhamisë së Tavnikut në Mitrovicë, Hoxhë Ekrem Avdiu gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se qytetarët të cilët kanë për t’i marr vaksinat antiCOVID-19 gjatë muajit të Ramazanit, nuk e prishin agjërimin e tyre.

Hoxha Avdiu e sqaroi këtë situatë duke thënë se feja islame ka dhënë përgjigje për çdo gjë që injektohet në trupin e njeriut, nëse e prish apo jo agjërimin.

Ai tha se injeksionet që nuk janë ushqyese dhe të cilat nuk jepen drejtpërdrejt në vena, nuk e prishin agjërimin.

“Nuk ka kurrfarë problemi puna e vaksinës. Islami ka dhënë përgjigje për çdo gjë që injektohet në trupin e njeriut a e prish apo jo agjërimin. Gjatë gjithë kohës i kemi trajtuar injeksionet dhe vaksina është e njëjta gjë. Injeksionet që nuk janë ushqyese dhe që nuk jepen drejtpërdrejt në vena nuk e prishin agjërimin, kësisoj dhe vaksina e ka përgjigjen e gatshme. Ata besimtarë të cilët e marrin vaksinën gjatë agjërimit nuk e prishin agjërimin e tyre. Ata le të kujdesen për shëndetin e tyre në forma të ndryshme”, sqaroi hoxhë Avdiu.

telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit