Madridi: Kryeqyteti Evropian me rrënjë islame

Më të lexuarat

Madridi është kryeqyteti i vetëm Evropian i themeluar nga myslimanët. Ishin muslimanët, që nën udhëheqjen e Muammedit I, djalit të prijësit Abdul al-Raḥmān al-Dākhil themeluesit të pushtetit Umajad në Andalus, që ndërtuan një kështjellë dhe vendbanim të vogël, dhe për shkak të lumit që rridhte poshtë e quajtën مجريط, Maxhrijt nga e cila mori emrin Madrid.
Fotografia është e vetmja pjesë e murit ORIGJINAL të ndërtuar nga muslimanët. Ai daton me vititn 850 të erës sonë – gati 1200 vjeçarë. Pallati i mbretit spanjoll u ndërtua mbi rrënojat e al-Qasr (Alcazar), pallatit të Muḥammad I në Madrid.
Themelet e pallatit mysliman bashkohen dhe mbështesin pallatin aktual të Mbretit të Spanjës (i cili u ndërtua në 1740, pasi një zjarr shkatërroi në mënyrë tragjike origjinën e al-Kasr). Edhe pse muslimanët u larguan, gjuha, civilizimi, artet, arkitektura, kultura dhe trashëgimia e tyre lanë një ndikim të qëndrueshëm në Spanjë. Spanja nuk do të ishte ajo që është sot pa një themel të rëndësishëm të ndikimit musliman.
Burimi: Andaluzia e Periudhës Islame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit