15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Lutjuni Allahut se Ai ju përgjigje

Më të lexuarat

Allahu I Lartësuar i ka urdhëruar njerëzit ta lusin Atë me përulësi dhe sinqeritet, duke u premtuar atyre se Ai do tu pergjigjet lutjeve të tyre dhe do t’i plotësojë nevojat e tyre.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam ka thënë: “Në të vërtetë lutja është Adhurim.”
Pastaj ai ka lexuar ajetin kuranor.
“وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ “
” Zoti juaj ka thënë:”Lutmuni Mua e Unë ju përgjigjem! Ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit Tim, do të hynë të nënçmuar në xhehenem.”(Gafir, 60)
(hadithin e transmeton Ahmedi dhe përmbledhësit e haditheve)

Abdurrezaku transmeton nga Hasani se njeherë shokët e pyetën të Dërguarin e Allahut -alejhi salatu ue selam- : “Ku është Zoti ynë?” Për këtë, Allahu I Madhëruar zbriti Ajetin.

” وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ “
“E kur robërit e Mi të pyesin ty (o Muhamed) për Mua, Unë jam afër tyre. I përgjigjem lutjes kur më luten. Pra për të qenë ata të udhëzuar, le të më luten Mua dhe le të më besojnë vetëm Mua.” (El-Bekara,186)

/Mesofenetende/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit