14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Lutje – O Allah! – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

O Allah!
Ty të falënderojmë për të gjitha të mirat që nai jep vazhdimisht!
Falënderime të shumta dhe nga thellësia e zemrës për Madhërinë Tënde o Allah!
Falënderime të sinqerta dhe të shumta ashtu si e meriton Madhëria Jote!
Salavate dhe Selame për njeriun më të mirë në fytyrën e tokës, robin, pejgamberin dhe të dashurin Tënd, Muhammedin ‫ﷺ‬!
O Allah!
Kaluam çaste, orë, ditë, javë e muaj me agjërim, Namaz, lutje, duke lexuar Librin Tënd të fundit që ia dërgove njerëzimit, për aq sa kohë kemi kaluar në keto adhurime dhe për aq sa nemi lutur dhe për aq shkronja që kemi lexuar na shpërble me shpërblimet Tuaja!
O Allah!
Për çdo sekond agjërimi, për çdo namaz, për çdo dhikër, për çdo shkronjë, për çdo lutje, për çdo vizitë familjes e kujdes ndaj prindërve dhe për çdo dinar që kemi dhënë na shpërble dhjetëfishin e tyre!
O Allah!
Bëji këto adhurime Shpërblim në ahiret, Bekim në dunja dhe shkak i udhëzimit dhe ndriçimit të zemrave tona!
O Allah!
Bëje Kuranin pranver të zemrave tona, dritë të zemrave tona dhe sebeb i largimit të brengave dhe mërziave tona!
O Allah!
Na i lidh zemrat për Kuran, na e mëso Sunetin e Pejgamberit ‫ﷺ‬, na udhëzo me Kuran, na i forco këmbët në Sunetin e Pejgamberit ‫ﷺ‬ dhe na shoqëro vazhdimisht me këtë Kuran!
O Allah!
Bëje namazin, agjêrimin, Kuranin dhe krejt adhurimet tona sebeb i shërimit tonë, sebeb i bereqetit në jetën tonë dhe sebeb i fitimit të Xhenetit Firdeus!
O Allah!
Fali dhe mëshiroi prindërit tanë, vëllezërit dhe motrat tona e familjet e tyre, axhallarët dhe dajët tonë, hallat dhe tezet tona e familjet e tyre!
O Allah!
Bëji fëmijët tanë hafizler të Kuranit dhe zbatues të mësimeve të Kuranit!
O Allah!
Mëshiroi të vdekurit tanë, bëje varrin e tyre kopsht Xheneti, fali dhe ngriti gradat e tyre në Xhenet!
O Allah!
Na bashko me të dashurit tonë që na kanë vdek në Xhenetet Tuaja!
O Allah!
Neve që jemi gjallë na jep iman të fuqishëm, dije të dobishme, vepra të mira, udhëzim të plotë, sabër të mirë, shëndet të plotë dhe na mbroj nga çdo e keqe dhe çdo i keq!
O Allah!
Na ruaj nga të gjitha sëmundjet dhe mos lejo të sprovohemi me te!
Salavate dhe selame i dërgojmë Pejgamberit ‫ﷺ‬ dhe lutja jonë e fundit është: elhamdulilahi rabbil-Alemin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit