19.4 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Lutfi Haziri dërgon telegram ngushëllimi për familjen e hoxhës Rifat Jashari

Më të lexuarat

Imami që ka dhënë kontribut të madh në çështjen fetare dhe kombëtare, dje ka ndërruar jetë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes rrjetetit social Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me personin në fjalë duke shkruar: “E nderuara familja Jashari, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e largimit nga kjo botë të hoxhës 95 vjeçar dhe atdhetarit të njohur të Gjilanit, Rifat Jashari. Hoxhën e nderuar e kam njohur personalisht dhe ruaj kujtime të jashtëzakonshme për këtë njeri të mirë, i cili është pjesë e historisë së Anamoravës. Ai, gjatë tërë jetës së tij punoi për Fe e Atdhe dhe do të mbahet në mend për sa të jetë jeta si njeriu që e nxiti shkollimin e femrave në një kohë të pakohë. Vdekja e mulla Rifatit ka lënë boshllëk të madh tek xhemati i tij, brezi i hoxhallarëve, por natyrisht, boshllëku më madh është për familjen dhe farefisin. Ngushëllime familjes, Bashkësisë Islame dhe kolegëve. Zoti e shpërbleftë! LH”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit