23.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Lufta në mes të vërtetës dhe të pavërtetës

Më të lexuarat

Shkruan: Arben Ahmetaj

 

Një prej ligjeve kozmologjike të Allahut Fuqiplotë është edhe lufta e vazhdueshme dhe në forma të ndryshme në mes të vërtetës dhe të pavërtetës. Rrjedhimisht, çdonjëra prej tyre i ka edhe bartësit dhe luftëtarët e saj. Bartësit e së vërtetës në këtë rast janë ata të cilët thërrasin në rrugë të Allahut, në vlera morale dhe në çdo gjë që është në përputhje të plotë me natyrshmërinë e pastër të njeriut. Ndërkaq bartësit e së pavërtetës janë ata që thërrasin në atë që është në kundërshtim me fenë e Allahut, me vlerat morale dhe me natyrshmërinë e pastër.

S’do mend se kjo luftë po vërehet edhe në Kosovë. Forma me e shpeshtë dhe më e zakontë e shfaqjes së saj është akuzimi, etiketimi dhe ofendimi i figurave të fuqishme, shumë aktive dhe të dashura për popullin tonë, e që janë hoxhallarët e njohur në Kosovë.

Ata që zakonisht i bëjnë këto akuza dhe këto veprime janë njerëz që nuk kanë se çka t’i ofrojnë popullit, pasi që ai që nuk posedon diçka s’mund edhe t’i ofrojë dikujt. Janë njerëz të edukuar në frymën ateiste dhe komuniste. Ata ndiejnë keqardhje për përfundimin e sistemit të kaluar dhe nuk mund të pajtohen me faktin se rinia kosovare po i kthehet fesë së saj. Ata, zakonisht, janë pasardhësit ideologjik të “xhaxhit” nga Gjirokastra, i cili për shumë vjet ua mohoi shqiptarëve të drejtën e besimit. Po më duket se frika më e madhe e tyre është se do të mbeten “gjeneralë të ushtrisë së vdekur” pasi që, siç e përmenda edhe më lart, rinia kosovare, dhe populli në përgjithësi, me të madhe po i kthehen fesë dhe nuk do të gjejnë se kujt t’ia shesin idetë e tyre të ulëta.

Porosis hoxhallarët në përgjithësi, e ata që janë cak i këtyre sulmeve në veçanti, që të bëjnë durim dhe të kujtojnë se rruga të cilën kanë zgjedhur është rrugë e vështirë, prandaj e kanë trasuar njerëzit më të dashur te Allahu i Madhërishëm, pejgamberët.

E lus Allahun e Madhëruar që t’i ruajë të gjithë thirrësit në rrugën e drejtë dhe popullin e Kosovës ta udhëzojë dhe ta forcojë në rrugën dhe fenë e Tij! Amin.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit