12.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Llozha VIP në xhami gjatë faljes së namazit të Bajramit, ja reagimet në Bosnje

Më të lexuarat

Islami, si një sistem universal për njerëzit ofron drejtësi në çdo aspekt, dhe njëra prej tyre është barazia e njerëzve.

Përkundër këtij fakti, politikanët në Bosnje, në praktikë kanë treguar se nuk janë të barabartë me popullatën “e zakonshme” as gjatë faljes së namazit të Bajramit.

Anëtari i Presidencës së Bosnjes, Bakir Izetbegoviç, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiç dhe Kryeministri Fadil Novaliç, në ditën e parë të Kurban Bajramit kishin një trajtim të veçantë në xhaminë e Gazi Husrev-beg në Sarajevë, ku u mbajt ceremonia qendrore e festës së Bajramit.

Një foto që po përhapet në rrjetet sociale, tregon zyrtarët shtetërorë të ulur në një xhami, të ndarë nga besimtarët e tjerë përmes shtyllave të lidhura përmes një litari.

Një trajtim i tillë ka shkaktuar reagime të forta te publiku boshnjak, i cili porositi politikanët që barazia më e madhe e myslimanëve duhet të shihet në namaz.

Nuk kanë munguar as kritikat ndaj Bashkësisë Islame, pasi organizimi i ceremonisë së Bajramit në Bosnje ishte kompetencë e saj.

Në mënyrë simbolike, Reisul-ulama Hussein ef. Kavazoviç tha se në të gjitha ritualet e përshkruara për ne, Allahu na mëson se solidariteti, lidhjet vëllazërore, dashuria dhe barazia reciproke janë baza e zhvillimit dhe prosperitetit të komunitetit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit