10.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

“Ligji për Automjete, në kundërshtim me normat teknike” (Video)

Më të lexuarat

Ligji i ri për Automjete ka paraparë gjoba deri në 10 mijë euro për ndryshimin e kilometrave të kaluar në automjete. Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollit janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – leximin e odometrit. Por, në disa raste këto kilometra po ndryshohen.

Nebih Shatri, i cili është bartës i Ligjit për Automjete në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se ky Ligj ka për qëllim ta mbrojë pronarin e ri të automjetit, prandaj në momentin që i bartet pronësia atij, ai obligohet me të gjitha përgjegjësitë – përfshirë edhe kontrollimin teknik të veturës.

Shatri foli edhe për gjobat me rastin e ndryshimit të kilometrazhit, duke treguar se ata kanë propozuar që këto gjoba të janë më të larta, por komisioni parlamentar i ka ulur.

Për dallim nga ai, eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj, deklaroi se ky Ligj është i përkthyer literalisht nga shteti slloven. Ai shtoi se ky Ligj është i treti që Ministria e Infrastrukturës po e bën në kundërshtim me normat teknike të Kosovës. /Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit