20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Liga Arabe rivendos anëtarësimin e Sirisë pas “Gjeneva-2”

Më të lexuarat

Anëtarësimi i Sirisë në Ligën e Shteteve Arabe do të rivendoset menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes siriane “Gjeneva-2”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Nabil El-Arabi.
Ai shtoi se ideja e mbajtjes së konferencës ndërkombëtare “Gjeneva-2” konsiston në arritjen e marrëveshjes. “Sapo të ndodhë kjo, pezullimi i anëtarësimit të Sirisë në Ligën e Shteteve Arabe do të anulohet menjëherë”, – vuri në dukje Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës.
Liga e Shteteve Arabe pezulloi përfshirjen e Sirisë në aktivitetet e Organizatës në nëntor të vitit 2011./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit