11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Liga Arabe hedh poshtë federalizimin e Sirisë

Më të lexuarat

Javën e kaluar organizata terroriste PYD shpalli federalizimin e zonave që ka nën kontroll në veri të Sirisë

 

KAJRO (AA) – Liga Arabe ka kundërshtuar të hënën thirrjet për federalizim të zonave në veri të Sirisë të cilat mbahen nën kontrollin e kurdëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar organizata terroriste PYD shpalli federalizimin e zonave që ka nën kontroll në veri të Sirisë.

“Liga Arabe hedh poshtë thirrjet e tilla secesioniste të cilat e dëmtojnë unitetin e Sirisë”, deklaroi Ahmed ben Helli, zëvendës sekretar i Ligës Arabe.

“Uniteti i Sirisë dhe integriteti i saj territorial janë parimet themelore të Ligës Arabe”, ka thënë ai.

Ben Helli shpreson që bisedimet mes regjimit sirian dhe opozitëse të cilat mbahen në Gjenevë nën sponsorisim të Kombeve të Bashkuara (KB) do të rezultojnë me një zgjidhje politike për konfliktin gjashtë vjeçar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit