7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lidhjet muslimano krishtere në Europe: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja

Më të lexuarat

Historia e marredhenieve islamo krishtere në Europe: nderveprimi kulturor perballe ballafaqimit politik dhe ideologjik

Prej perspektives universale të historise se qyteterimeve, Europa pasqyron një pabarazi të jashtezakonshme në lidhje me influencat e ndersjellta kulturore në mes botes muslimanë dhe asaj krishtere. Ndikimi i mendimit europian në boten muslimanë daton në fillimin e shekullit të 19te, ndersa qyteterimi Islam ka bërë ndikimin e tij të thelle në kulturen krishtere europianë – në rrugen e tij të gjatë në zhvillimin e shkences dhe teknologjise – pothuajse një mije vitë perpara dhe gjatë një periudhe prej disa qindra vjetesh. Me fjale të tjera, për me teper se një mije vitë kultura europiane nuk kishtë asnjë ndikim të vecantë mbi boten islame por vetem se perfitoi nga illuminizmi i hershem islam në të gjitha fushat e kultures dhe shkences.

Eshtë një fakt historik që formimi i një jetë të vertetë intelektuale në mesjetë ishte si rezultat i lulezimit të qyteterimit islam në Spanje. Gjatë pese shekujve – nga shekulli i tetë gjer në të trembedhjetin saktesisht – historia e qyteterimeve boterore ishte ajo e islamit. Në krahasim me qyteterimin kristian të asaj kohe, qyteterimi islam ishte me teper i rafinuar dhe i iluminizuar. Gjatë një periudhe kritike prej afersisht dyqind vjetesh perballja e Europes me qyteterimin islam i lejoi asaj të zhvillonte të gjitha aftesitë në fushat shkollore dhe shkencore, veçanërisht filozofine, mjekesine, astronomine, kiminë dhe matematiken. ishte një nga arritjet me të medha të dijetareve islam në mesjetë ruajtja e thesareve të filozofise dhe shkences greke për brezat e mevonshem. Dijetaret krishtere u njohen me konceptet e metafizikes aristotelianë vetem nepermjet filozofeve arabe në Spanjë dhe perkthimeve dhe komentimeve të tyre. Filozofi arab Ibn Rozhd (Averroes), i lindur në Kordoba me 1226, ushtroi ndikimin me të madh nepermjet komentimeve të tij mbi Aristotelin. Universitet arabe në Kordoba, Seville, Granada, Valencia, Toledo kanë terhequr një numer të madh dijetaresh kristiane. Mendimtaret me të medhenj krishtere të asaj kohe si Albertus Magnus, Roger Bacon, Thomas Aquinas, William Ockham, Gerbert Aurillac, me vonë u be Papa Sylvester i dyte, duke permendur një pakice prej tyre ketu, i zhvilluan aftesitë e tyre intelektuale në keto qendra mesimi.

Libraria e madhe në Toledo – ku me 1130 një shkolle perkthimi u themelua, terhoqi studenta dhe perkthyesa nga e gjithe Europa. Shkenca mjekesore arabe-islame ka pasur një ndikim të jashtezakonshem në zhvillimin e disiplines se mjekesise në Europe. Të paret profesore mjekesie në universitetet e reja të themeluara europianë ishin ish studenta të dijetareve arabe. Puna themelore e dijetarit me të famshem, Ibn Sina (Avicena), Al-Qanun (canon medicinae) eshtë mesuar në të gjitha fakultetet europianë të mjekesise për gjatë gjashtë shekujve. Jo me vonë se 1587 mbreti Henri i tretë i Frances themeloi institutin e gjuhes arabe në kolegjin mbreteror në menyre që të promovontë kerkimin mjekesor në France. Ndikime të ngjashme në zhvillimin e metodave shkencore mund të gjurmohen edhe në fushat e matematikes, astronomise, kimise, arkitektures, muzikes dhe teknikave industriale. Astronomi Arab Al-Batani (Albatenius, 858-929) në menyre autoritative e hedhi poshtë dogmen e Ptolemeit mbi heliocentrizmin shume kohe perpara se Koperniku të botontë vepren e tij De revolutionibus orbium coelestium në shekullin e 16te. Arti europian i periudhes romanë i eshtë mirenjohes thethesisht arkitektures islame veçanërisht asaj në Spanje. Pa kaluar në detaje të metejshme me të drejtë mund të themi që qyteterimi islam që lulezoi në jugun e Europes gjer në shekullin e 16të me arritjet e tij universale madje kaloi edhe kontributet e hershme të perandorise romake në zhvillimin e qyteterimit – e zgjoi Europen nga gjumi dogmatik i mesjetes dhe pergatiti një rilindje europianë në kuptimin e një vizioni boteror illuminist, racional dhe jodogmatik.

Në nivelin politik, ndikimi i pasur kulturor që qyteterimi kristian në Europe në menyre të njeanshme perfitoi, nuk kishtë asgje që ti ofrontë nga vetja e saj qyteterimit islam të asaj kohe dhe vetem në rastë të rralla mund të barazohej me mendjegjeresinë dhe tolerancen. Charlie i madh mbajti marredhenie miqesore me Abasidet në Bagdad. Harun al – Rashid e respektoi atë si mbrojtesin e kristianeve lindore me të drejta ceremoniale të siguruara mbi Jerusalemin. Në periudhen historike të mevonshme, perandori Frederik i dytë (1194-1250), mbret i Sicilise dhe Jeruzalemit, pavaresisht pjesemarrjes se tij në kryqezatat, shfaqi një hapje të sinqertë drejt qyteterimit islam dhe ishte i zellshem që të mesontë prej dijetareve muslimanë të perparuar. Megjithatë duhet të nenvizohet që interesi i të dy udheheqesve ishte drejtuar tek perandoria islame në lindje, dhe jo tek ajo në token europianë me qender në Kordoba, ku pavaresisht ndikimit të pasur kulturor, një marredhenie miqesore politike nuk u krijua asnjehere.

Historia e marredhenieve politike në mes islamit dhe kristianizmit në Europe eshtë dominuar nga levizja e kryqezatave, e cila i ka fillimet e saj në shekullin e 11te, nepermjet se ciles papa u perpoq që të themelontë hegjemoninë e tij të padiskutueshme mbi lindjen krishtere në vecanti. Kryqezatat shume shpejt u kthyen në ndermarrje imperialiste-kolonialistë nepermjet se ciles shtetet europianë donin të siguronin interesat e tyre ekonomike dhe tregtare. Feja ishte vetem një pretekst për projektet kolonialistë të udheheqesve europianë – jo vetem kunder muslimaneve në token e shenjtë por gjithashtu edhe kunder perandorise bizantinë kristiane, që u pasqyrua në menyre të qartë në kryqezaten e katert, gjatë se ciles Doge i Venecias, Enriko Dandolo, pushtoi dhe plackiti Konstandinopojen në 1204. Ndersa rikonkuista islame pati sukses në 1187 me rimarrjen e Jeruzalemit nga Salaheddin, rikonkuista krishtere solli fundin e prezences islame në Europe me renien e Granades me 1492. Në pjesen lindore të Europes, dalja e një perandorie të re turke jo vetem që pushtoi Byzantium (Konstandinopojen), qendren e kristianizmit lindor me 1453, por gradualisht e zgjeroi pushtimetë saj gjeri tek portat e Vienes me 1683.

Historia komplekse e perplasjeve ndermjet kristianeve dhe muslimaneve, në perendim, jug dhe në lindje të europes dhe edhe në lindjen e aferme e ka bërë praktikisht të pamundur një dialog të sinqertë qyteterimesh, pavaresisht ndikimit teper të pasur të kultures islame në zhvillimin e mendjes europiane. Në kontekstin e perplasjeve ushtarake dhe politike feja ka sherbyer vetem si një mjet ideologjik në pjesen e kristianeve për të mbrojtur interesat e udheheqesve europiane, perfshire vetë papen në Rome. Kjo e shpjegon historinë e keqkuptimve të qellimshme dhe të paqellimshme që e kanë shoqeruar perplasjen islame krishtere në Europe gjatë gjithe ketyre shekujve. Perplasja e hershme e qyteterimeve që nga mesjeta ka krijuar një trashegimi të ballafaqimit, mosbesimi dhe keqkuptimi gjeri në ditet e sotme. Stereotipet antiislame në Europe janë bërë edhe me të rrezikshme nen një yjesi të re të politikave boterore, pasqyrojnë antagonizmin e hershem të nderveprimit islam-kristian me zgjerimin e qeverisjes islame në Europe që në shekullin e tetë dhe që vazhdoi me rikonkuisten dhe kryqezatat kristiane. Eshtë brenda kontekstit të një perplasje të dhunshme europianë ndaj islamit si Edward Said e quan që doktrina europianë e ktheu islamin në epitomin e një të jashtmi kunder se ciles qyteterimi europian që nga mesjeta ishte themeluar.

Me shafaqjen e kolonializmit europian, marredheniet me islamin moren një drejtim tjeter drejt dominimit politik dhe tutelazhit kulturor nga ana e europianeve. Fuqia e politikave europianë ka formesuar harten politike të lindjes se mesme deri në ditet e sotme. Dominimit politik dhe ushtark iu shtua edhe pretendimi i hegjemonise ideologjike të kristianeve europianë mbi qyteterimin arab dhe islam. Paragjykimet e vjetra, të ushqyera që nga koha e kryqezates, janë ngjallur dhe forcuar si mjetë në një ballafaqim, që eshtë i lidhur me entitetin e ri politik në Palestinë me prezencen historike islame veçanërisht në Jeruzalem.

Konceptet metafizike të islamit dhe kristianizmit dhe roli i tyre në formimin e marredhenieve ndermjet të dy komuniteteve në Europe

Në menyre që të kuptojme me mire karakterin kujdestar dhe natyren ideologjike të shume ballafaqimeve të pershkruara me siper, duhet të reflektojme ngjashmeritë e pamohueshme metafizike dhe dogmatike ndermjet islamit dhe kristianizmit që mund të jetë baza për një dialog të ndricuar ndermjet dy qyteterimeve në fushat teologjike, kulturore dhe politike. Eshtë gje e ditur që të dy qyteterimet janë të bazuara në besimin në një Zot. Monoteizmi eshtë thelbi i qendrimit të tyre fetar ndaj university. Koncepti i njeshmerise eshtë i shprehur saktë dhe me abstraksion të lartë në islam ndersa koncepti kristian mund të shihet si relike të politeizmit në konceptin trinitirian të Zotit. Koncepti islam i Zotit mund të ndihmoje kristianizmin të qartesoje konceptin e monoteizmit dhe kritikisht të evaluoje elementet antropomorfike në dogmen e trinitetit të një Zoti të vetem.Per me teper të dyja fetë kanë një natyre universale dhe të hapura për të gjithe njerezit. Koncepti i tyre i Zotit nuk eshtë i një Zoti fisnor, perjashton çdo lloj diskriminimi në lidhje me anetaresinë në një komunitet besimtaresh. Ky universalitet i mesazhit të tyre mund të krijoje një rivalitet ndermjet të dy feve, për të arritur tek të gjithe njerezit, por në të njejten kohe theksojnë mendjen e hapur ndaj të gjitha besimeve të njerezimit. Një lidhje speciale në fushen e teologjise eshtë roli eminent që islami i atribuon Jezusit në mes të gjithe profeteve. Koncepti kristian i Jezusit si i pamekatë eshtë i njejtë me atë të islamit. (Ndryshimi i vetem qendron në faktin e vleresimit të Jezusit si biri i Zotit ose thjesht si profet. Konceptë të ngjashme ekzistojnë në të dyja fetë persa i perket ringjalljes dhe dites se gjykimit.

Megjithe keto ngjashmeri të dogmes metafizike, kjo nuk eshtë bërë baza për një dialog të sinqertë ndermjet të dy feve. për kristianet në vecanti, ndryshimet dogmatike kanë qenë me të rendesishme dhe etiketimi i profetit si heretik i ka helmuar marredheniet ndermjet komuniteteve gjatë shekujve. Një mungese mosbesimi i ka mbizoteruar marredheniet ndermjet komuniteteve, e cila pjeserisht mund të shihet si rezultat i perplasjeve të armatosura për qindra vjet në Europe dhe në Lindjen e aferme. Një paragjykim armiqesor vazhdon të karakterizoje shume europianë në afrimin e tyre ndaj pyetjeve rreth botes islame, dogmes fetare, rregullave sociale, menyres se jeteses etj. Mendimtari pakistanez i lindur në Austri thote: Europa e ka identifikuar kercenimin politik dhe ushtarak nga superfuqitë muslimanë të kohes, veçanërisht asaj otomane, me islamin dmth me mesazhin fetar të profetit.

Një tjeter pengese për një dialog dhe mirekuptim të sinqertë eshtë që për një kohe shume të gjatë studimet mbi islamin kanë qenë në duart e misionareve krishtere të cilet janë marre me subjektin në një menyre apologjetike dhe teper polemike. Kjo krijoi një imazh të shtremberuar të islamit në aspektet e tij fetare morale dhe sociale. Një pozicion i tille doctrinal ka pasur një ndikim teper të thelle në perceptimin e europianeve për islamin gjer në ditet e sotme. Një shprehje e gjetur e Edward Said që thote: Orientalizmi varet në strategjinë e tij në në një pozitë superioriteti që e vendos perendimorin në një seri të plotë lidhjesh të mundshme me lindorin pa e humbur kurre avantazhin relative. Ky lloj afrimi eshtë një nder pengesat me të medha për një mirekuptim në mes muslimaneve dhe kristianeve në ditet e sotme.

Ky afrim në menyre të plotë deshton që në menyre kritike të analizoje stereotipet ekzistuese si një trashegimi e perplasjeve të hershme, por në të kundert i forcon keto stereotipe në formimin e ri të perplasjes se qyteterimeve sipas se ciles islami portretizohet si një kercenim për sigurinë e Europes, ruajtjen e vlerave dhe lirive liberale. Orientalizmi, profesioni i studimeve islamike, në shume drejtime formon një kryqezatë të re, nen kushtet eurocentrike të shekullit të 20te.

Një nga keto stereotipe që ka ndikuar në marredheniet islame-krishtere që nga koha e kryqezatave dhe lufterat me perandorinë osmanë ka qenë natyra armiqesore e islamit si në mesazhin fetar ashtu edhe në atë politik. Ky stereotip vertitet rreth interpretimit kristian të termit kuranor të xhihadit, që mund të sherbeje si shembull i punes që duhet bërë për të paraqitur një interpretim të drejtë dhe të balancuar të mesazhit islam në Europe. Dijetaret krishtere mesonin të tjeret që në menyre të pergjithshme dhe pa kushtë e justifikon luften kunder jobesimtareve, psh kristianet. Fjali të vecanta në Kuran janë marre jashtë kontekstit në menyre të qellimshme për të provuar natyren agresive të islamit. E tille e perdorur sureja 8, ajeti 39. Në menyre të qellimshme ata nuk e marrin parasysh percaktimin teper të qartë në suren 22, ajeti 39 ku lufta eshtë deklaruar e pranueshme vetem në rast vetmbrojtjeje (Atyre që po sulmohen me luftë u eshtë dhenë leje të luftojne, për shkak se u eshtë bërë e padrejte) 5 dhe në suren 2,190 ku ky parim eshtë shprehur mjaft qarte. (Dhe luftoni në rrugen e Allahut kunder atyre që ju sulmojnë dhe mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojne. Një keqinterpretim i interpretimit të forces në mesimet e Kuranit eshtë një shembull baze i keqkuptimit që ka krijuar një atmosfere të një mosbesimi të thelle duke e perzgjatur perceptimin e gabuar të islamit si një kercenim për qyteterimin kristian në Europe dhe duke i mohuar të drejten për të ekzistuar.

Duke qenë i lidhur me paragjykimin e natyres armiqesore të islamit një tjeter stereotip eshtë që islami nuk e pranon lirinë fetare dhe eshtë i papranueshem me qendrimin qendrimin boteror liberal të një Europe sekularistë që për me teper e identifikon veten mbi bazat e historise kristiane. Duket që orientalistet dhe ekspertet e islamit në menyre të qellimshme e shperfillin formulimin teper të qartë në suren 2,256:

(Nuk ka dhunë në fe). Megjithatë xhihadi në asnjë lloj rrethanë nuk mundet që të provoje natyren armiqesore dhe agresive të islamit ndaj kristianizmit. Madje edhe stereotipet e tashme të ketij lloji janë propoganduar në leksionet akademike dhe tekstet shkollore. Shtremberimet e qellimshme, pakujdesia ndaj fjalive teper të qarta, apo shkeputja e formulimeve prej kontekstit të tyre në Kuran shpreh qartë nevojen për një afrim hermeneutik në dialogun musliam-kristian në Europe. Pjesemarresit e simpoziumit: koncepti i monoteizmit në islam dhe kristianizem (i mbajtur në Rome me 1981) theksuan nevojen urgjentë për të korrigjuar stereotipe të tilla, një nder pengesat për një bashkepunim dhe mirekuptim kuptimplotë ndermjet islamit dhe kristianizmit eshtë ekzistenca e vazhdueshme e stereotipeve false në tekstet shkollore. Një program i një veprimi konkret duhet që të elaborohet në menyre që të shqyrtoje dhe të rregulloje të gjitha tekstet shkollore në menyre që kristianet prej një moshe të re mund të mesojnë kulturen e vertetë të islamit dhe shakallen e afersise dhe identitetit me kristianizmin. (6)

Gjendja e tashme dhe perspektivat e ardhshme të marredhenieve islame krishtere në Europe

Eshtë teper e qartë që në situaten e tanishme në Europe një grumbull interesash të caktuara i mban gjalle keto stereotipe të koheve të vjetra. Me renien e komunizmit dhe me zhdukjen e lidhjeve mik-armik, modeli islam ka funksionuar si një zevendesim i stereotipit të armikut të meparshem nepermjet se ciles perendimi perpiqet që idelogjikisht të vendose hegjemoninë e tij boterore. Marredheniet islame krishtere në Europe janë ndikuar edhe nga ky organizim i ri nderkombetar sipas se ciles islami portretizohet si një kercenim për sigurinë dhe identitetin europian. Teza e Samuel Huntingdonit mbi perplasjen e qyteterimeve (7) i sherben justifikimit për zgjatje e të gjitha stereotipeve historike të pershkruara me siper. Ekzistenca e komuniteteve islame të medha, kryesisht punetore emigrante, i ka shtuar qendrimet armiqesore. Keto komunitetë në menyre të vazhdueshme portretizohen si një kercenim për unitetin social dhe kulturor të Europes. Në rreathana të tilla eshtë teper e veshtire që të ruhet një klime dialogu dhe bashkepunimi kur levizjet politike në Europe e shfrytezojnë dhe i hedhin benzinë paragjykimeve tradicionale antiislamike. Klima që po pergatitet eshtë një lloj luftë kulturore, sic eshtë lidhja me ceshtjen Ruzhdi, apo me fushaten e vitit të fundit kunder ekspertes teper të njohur gjermanë mbi qyteterimin islam Annemarie Schimmel e cila u poshterua për shkak të perpjekjeve në tere jeten e saj për të percjellur një imazh objektiv dhe të balancuar të islamit në Europe.

Një rol negative dhe pengues eshtë luajtur edhe nga media e cila në një mase të madhe eshtë nen ndikimin e paleve të jashtme për tu sherbyer interesave të tyre. Ndikimi i industrise se filmit amerikan në Europe i ka shtuar kultivimit të një stereotipi armik persa i perket islamit dhe komuniteteve musliamnë në kontinentin tone.

Lidhjet musliamnë krishtere në Europe në sistemin historik të tanishem janë të percaktuara në menyre substanciale nga fati i muslimaneve të Bosnje-Hercegovines. Mosbesimi i thelle historik ndaj ketij komuniteti musliman në Europe ishte një nga arsyet për pasivitetin total të Europes në fazen kritike menjihere pas shperberjes se federates jugusllave. Pasiviteti europian vis-à-vis me aktet e genocidit në Bosnjë i ka keqesuar marredheniet musliamnë krishtere jo vetem në ketë kontinent, por në një nivel ekumenik boteror. Pasiviteti mund të shpjegohet në trashegimninë e ballafaqimeve të hershme islame krishtere ashtu si i kam pershkruar në ketë shkrim. Ky eshtë një shembull i trishtueshem që tregon se sa pak ndikim ka patur në terren afersia teologjike dhe psikologjike e të dy feve.

Një tjeter faktor teper i rendesishem në marredheniet e tanishme musliamnë krishtere në Europe eshtë konflikti arabo-izraelit dhe polemikat mbi statusin e Jeruzalemit. Një bashkepunim dhe mirekuptim në mes muslimanve dhe kristianeve nuk eshtë në interesin e një pale të trete, shtetit cifut në Palestinë dhe mbeshtetesve të tij në Europe dhe kudo. (8)

Nga ana tjeter pushtimi izralit i Jeruzalemit eshtë i papranueshem si nga muslimanet ashtu edhe nga kristianet.Ceshtja e Jeruzalemit ofron mundesinë për veprime të perbashketa ndermjet të dy komuniteteve.

Megjithatë në pergjithesi marredheniet muslimanë krishtere në Europe janë në një faze kritike në fund të mileniumit e treguar nga kushtet e veshtira të komuniteteve muslimanë emigrantë në Europe dhe trajtimi i krizes se Bosnjes nga shtetet europiane. Trashigimia e rikonkuistave dhe kryqezatave ndjehet akoma, veçanërisht që nga perfundimi i konfliktit lindje perendim, i cili efektivisht eleminoi një armik stereotip dhe ka thithur ose hijezuar dashaligesitë historike të afro gjysme shekulli.

Gjendja e tanishme e marredhenieve islame krishtere në Europe karakterizohet nga skena të reja konfrontuese që janë ushqyer nga paragjykimet e ruajtura nga shekujt e meparshem. Madje edhe anetaret e elites intelektuale i pervishen kultivimit të stereotipit të islamit armik që mund të shikohet nga dekleratat e tyre mbi ceshtjen Ruzhdi apo trajtimi i dijetareve krishtere ndaj Annemarie Schimmel që ka paraqitur një imazh të balancuar të islamit. Duket sikur Europa në sistemin e tanishem, nga vakumi idelogjik që eshtë krijuar nga renia e bllokut sovietik, eshtë akoma e papergaditur që ti largohet stereotipeve të koheve të vjetra. Qasja apologjetike e teologeve krishtere të hershem ndaj islamit eshtë pare si një version i udhezuar keq i kristianizmit: Arabia haeresium ferax – eshtë duke mbijetuar në formen sekulare në një Europe të sekjularizuar, qyteterimi islam eshtë pare thjesht nga pikepamja e sistemit të vlerave tona europiane. Zhvillimet e fundit politike në lindjen e mesme dhe në afriken e veriut, levizja e ringjalljes islame në keto krahina janë pare si një kercenim për interesat jetike europiane. Komunitetet e emigranteve musliamnë në Europe janë pare si aleatë të mundshme të kesaj levizje të re, e cila shikohet si një kercenim për identitetin kulturor europian. Në ketë kontekst, ka një konsensus për islamin si një molle sherri për çdo gje që neve nuk na pelqen rreth politikes se re boterore, sociale dhe modeleve ekonomike. (Edward Said). (9)

Eshtë kunder të kaluares që në duhet që të evaluojme marredheniet e ardhshme ndermjet muslimaneve dhe kristianeve në Europe. Nga pamja e tensionë të reja, udhezuesi nuk duhet të jetë modeli i perplasjes se qyteterimeve të Huntingdonit. Sic e kemi pare prej zhvillimeve të fundit politike kjo teori i sherben interesave të atyre që mundohen të justifikojnë skemen e re dominuese vis-à-vis ndaj islamit në lidhje me konfliktet në lindjen e mesme dhe veçanërisht konfliktin arabo izraelit. Çdo perspektive e ardhshme duhet të bazohet në idenë e dialogut të qyteterimeve mbi bazat e barazise se partnereve në një iniciative të tille. Dogmat e vjetra eurocentrike të orientalizmit dhe ideologjia e superioritetit duhet të suprimohen në menyre efektive. Pikepamja jonë eshtë që dialogu i sinqertë duhet të bazohet në ngjashmeritë strukturale të mesazhit monoteistik të kristianizmit dhe islamit. Kjo do të kerkoje braktisjen e qasjeve të hershme misionare. Prezenca e komuniteteve muslimanë në Europe, muslimanet e Bosnjes dhe komunitetet muslimanë në shtetë të ndryshme europianë nuk duhet të shikohen si një kercenim por si një mundesi për të ndertuar ura mirekuptimi në mes islamit dhe perendimit. Në duhet ta pranojme realitetin e shoqerive multikulturore në Europe nqs në duam ta frenojme shtimin e ftohjes në mes të dy feve dhe komuniteteve brenda dhe jashtë europes. Në një kontekst të tille perdorimi polemik i termit fondamentalizem duhet të braktiset. Ky term shpesh eshtë perdorur për të diskredituar levizjet ringjallese islamike dhe islamin në pergjithesi. Duhet të zevendesohet nga një term me i saktë që në menyre të duhur të pershkruaje fenomenin e fanatizmit fetar të të gjitha feve.

Zhvillimi i konfliktit mbi sovranitetin në Palestine dhe Jeruzalem do të ketë një ndikim të madh në marredheniet e ardhshme në mes muslimaneve dhe kristianeve në Europe. Vetem nqs pozicioni europian do të jetë i drejtë dhe i balancuar dhe jo i drejtuar kunder të drejtave baze islame në Jeruzalem apo mbeshtetje e forcave pushtuese, mirekuptimi islam kristian do të promovohet. Mosbesimi i rrenjosur në prezencen e meparshme koloniale në Europe duhet të hiqet duke ndjekur një politike të drejtë në lidhje me të drejtat islame në lindjen e mesme. Në ketë evaluim të prospekteve të ardhshme në duhet të theksojme pabarazinë kulturore e cila mund të perbeje një pengese serioze për një mirekuptim dhe dialog të ndersjellte, sepse Europa sekjularistë e ka humbur ndergjegjen fetare (kristiane) ndersa bota muslimane aktualisht po perjeton një rilindje të ketij ndergjegjesimi. Duket sikur të dy komunitetet e shikojnë njeri tjetrin mbi bazat e një skeleti të ndryshem hermeneutik dhe sisteme të ndryshme vlerash dhe prezumime antropologjike. Do të ishte e një rendesie të jashtezakonshme që të dy krahet të mos lejonin pale të treta që të nderhynin në komunikimin e tyre në Europe. Çdo dialog i ardhshem duhet të jetë i drejtëpërdrejtë dhe nuk duhet të vendoset apo ndikohet nga interesat gjeopolitike të paleve të jashtme. E ardhmja e marredhenieve muslimano krishtere në Europe nuk duhet të hijezohet nga ringjallja e shpirtit të kryqezatave, por duhet të udhehiqet nga një ndergjegjesim reciprok i të vertetave teologjike baze, dhe vlerave morale të cilat të dy qyteterimet i ndajnë me njeri tjetrin. Ngjashmeritë strukturale të mesazheve shpirterore të dy feve mund të sherbejnë si baze për një mirekuptim me të mire social, kulturor dhe politik.

Dr. Hans Koechler

Profesor dhe kryetar i departamentit të filozofise në universitetin e Insbrukut në Austri

Perktheu: Agim Alia

Shënimet:

1-Orientalism. Reprint ed.., New York: Vintage Books, 1979, p.70.

2-On the issue of monotheism see Hans Koechler ( ed), The Concept of Monotheism in Islam and Christianity. Vienna: International Organization/ Braumuller, 1982.

Cf. Muhammad Asad and Hans Zbinden (eds), Islam und Abendland. Begegnung zweier Welten. Olten/Freiburg i .Br…Walter-Verlag, 1960,p.193

3-Orientalism, p.7

4-English text according to the translation by Marmaduke Pickthall, The meaning of the Glorious Quran. Text and Explanatory Translation. Beirut: Dar al-Kitab Allubnani, 1971.

5-The concept of Monotheism in Islam and Christianity,p.133

6-The clash of Civilisations? In Foreign Affairs, vol. 72, no 3, pp. 22-46. See also his book The Clash of Civilisations and the Remaking of World Order. New York: Simon & Schuster, 1996. The term was originally coined by the orientalist Bernard Lewis.

7-See The Roots of Muslim Rage, in The Atlantic Monthly, vol.266, September 1990, p.60.

8-See also the analysis of Edward Said in which he points to the role of Israel in mediating Western…views of the Islamic world since World War 2. (Covering Islam. 9-How the Media and the Experts Determinë How We See the Rest of the World. London/Henley: Routledge & Kegan Paul, 1981,p.31)

Covering Islam,p.15.

Dr. Hans Koechler,
9.3.2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit