Lidhja e dijetarëve muslimanë falënderon Audionurin për përkrahjen ndaj Gazës

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen dhe shokët e tij, i cili ka thënë: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Allahun.”

Lidhja e Dijetarëve Myslimanë shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për vëllezërit e nderuar përfaqësues të (Audionur), nëpërmjet një anëtari të respektuar të Lidhjes, të cilit Allahu ia lehtësoi, së bashku me vëllezërit e tij bamirës nga disa shtete, të shtrinin dorën e ndihmës për vëllezërit e tyre të goditur në Rripin e Gazës së plagosur.
Falë Allahut, ditët e fundit u shpërndanë pako ushqimore, përveç bukës së bamirësisë dhe shpërndarjes së ujit, si edhe u dërguan ndihma direkte nëpër shtëpitë e familjeve të ndershme, që nuk patën mundësi të dilnin nga banesat e tyre, në veri të Gazës.

Ky veprim i bekuar, i cili doli nën hijen e dijetarëve, dërgon një mesazh shprese dhe besimi për popullin tonë në Gaza: se dijetarët nuk janë vetëm minbare për fjalë dhe këshilla, por janë edhe në terren, duke u përpjekur me mundin e tyre, duke trokitur në dyert e bamirësisë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të shëruar plagët, në një kohë kur ndihma është e pakët dhe përkrahësit janë të rrallë.

Nuk ka dyshim se ndikimi i këtij përkushtimi në zemrat e njerëzve është i madh; sepse u bën të ndjejnë se njerëzit e dijes janë në krah të tyre – me zemra dhe me vepra, jo vetëm me fjalë. Allahu e shpërbleftë këtë vëlla fisnik, si edhe ata që e ndihmuan dhe morën pjesë me të, me shpërblimin më të mirë; ua shkruaftë atyre shpërblimin e luftëtarëve me pasuritë dhe qëllimet e tyre, ua bekoftë pasurinë dhe familjet, dhe ua lartësoftë emrin në dynja e në ahiret.

Allahu nuk ia humb shpërblimin bamirësve.

Sekretariati i Përgjithshëm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit