12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Lideri i HezboShejtanit: Nasrallah: Arabia Saudite ka kërkuar nga Izraeli ta godasë Libanin

Më të lexuarat

BEJRUT (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut (HezboShejtanit), Hasan Nasrallah, ka pohuar se Arabia Saudite, të cilën e ka akuzuar për përzierje në punët e brendshme të Libanit, ka kërkuar nga Izraeli të godasë Libanin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Arabia Saudite, e cila detyroi kryeministrin Hariri të japë dorëheqje dhe që tani e mban në burg shtëpiak, ka kërkuar nga Izraeli të godasë Libanin”, ka thënë lideri i Hezbollahut Hezboshejtanit), organizatë e mbështetur nga Irani, në një transmetim televiziv, duke e akuzuar Arabinë Saudite për përzierje në punët e brendshme të Libanit.

“Dëshirojnë që Libanin, i cili vitin e fundit filloi të përmirësojë stabilitetin politik dhe ekonomik, ta rikthejnë në ditët e vjetra të vështira, si rezultat i dorëheqjes së detyruar të Haririt nga Arabia Saudite. E gjithë bota e di se Hariri është detyruar me forcë të japë dorëheqje”, është shprehur Nasrallah.

Ai po ashtu ka akuzuar Arabinë Saudite për provokim mes libanezëve kundër njëri-tjetrit dhe nxitje edhe të shteteve të tjera kundër Libanit.

Nasrallah theksoi se Hariri ende është kryeministër i Libanit dhe kërkoi që atij t’i jepet leje të kthehet në vendin e tij.

“Ky mosrespekt që është bërë ndaj Haririt, është mosrespekt ndaj tërë popullit libanez”, potencoi lideri i Hezbollahut, duke shtuar se Arabia Saudite nuk mund të përballet drejtpërdrejt me Iranin dhe për këtë arsye zbraz zemërimin e saj drejt Libanit.

Ai e cilësoi si jolegjitime dhe antikushtetuese dorëheqjen e Haririt, pasi që, siç tha, ajo është bërë nën presion.

Ndryshe, situata u tensionua pasi kryeministri libanez, Saad Hariri, më 4 nëntor shpalli dorëheqjen e tij teksa gjendej në kryeqytetin saudit Riad.

Në adresimin e tij të dorëheqjes, Hariri kritikoi Iranin dhe Hezbollahun, duke i akuzuar ata për nxitje të “kryengritjes” në rajon dhe për ndërhyrje në çështjet arabe, madje duke shtuar se është i shqetësuar se ndaj tij mund të bëhet atentat.

Nasrallah, edhe më herët ka thënë se nuk ka “arsye” për Haririn të japë dorëheqje, duke e akuzuar Arabinë Saudite se e ka detyruar atë të bëjë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, Ministri saudit i Shtetit për Çështjet e Gjirit, Thamer al-Sabhan, ka hedhur poshtë pretendimet se Riadi e ka detyruar Haririn të japë dorëheqje, duke thënë se këto janë “gënjeshtra” të shpërndara nga Hezbollahu (HezboShejtanit) dhe aleatët e tij.

Al-Sabhan paralajmëroi se pasojat e veprimeve të Hezbollahut (HezboShejtanit) do të jenë “shumë të rënda për Libanin”.

Në ndërkohë, Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar nga shtetasit e tyre që gjenden në Liban ta lëshojnë vendin.

Hariri u emërua kryeministër libanez në fund të vitit të kaluar. Para dorëheqjes së të shtunës, ai kishte udhëhequr një qeveri 30-anëtarëshe që përfshinte edhe dy ministra të Hezbollahut (HezboShejtanit).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit