9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Libia zgjedh kryeministrin e ri

Më të lexuarat

Asambleja Kombëtare e Libisë ka zgjedhur zëvendëskryeministrin Mustafa Abu Shagur në postin e kryeministrit të ri të vendit.

Me votat e balotazhit, Shagur ka mundur Mahmud Xhibrilin, i cili ka shërbyer si kryeministër i përkohshëm, pas revoltës së vitit të kaluar kundër diktatorit Muamer Gadafi.

Zgjedhjet janë zhvilluar një ditë pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Bengazi, si dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij.

Shagur ka një histori të gjatë të opozitës ndaj Gadafit. Ai ka doktoruar në Shtetet e Bashkuara./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit